Legjenda holandeze e futbollit dhe për shumë kë lojtari më i mirë i të gjitha kohëtrave, Johan Cruyff, ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.
Njëri prej lojtarëve më të mirë në botë kishte filluar karrierën në Ajax ku fillimisht qëndroi nëntë vite.
Johan Cruyff ka udhëhequr Ajaxin në fitoren e tre Kupave të Evropës (Liga të Kampionëve) radhazi (1971-1972-1973).
Pas këtyre ai kaloi te Barcleona ku qëndroi pesë vite.
Ai ishte kapiteni i skuadrës holandeze që u mund në finalen e Botërorit të vitit 1974 nga Gjermania Perëndimore.
https://www.youtube.com/watch?v=vLN7BaB1k0s
Ai luajti edhe në Amerikë për tu kthyer në Holandë që të përfundoj karrierën si futbollist.
Ai e fitoi ‘Topin e Artë’ tri herë në vitet 1971, 1973 dhe 1974.
Pas kësaj ai u bë trajner. Suksesin më të madh e kishte me Barcelonën ku e fitoi edhe Ligën e Kampionëve në vitin 1991 duke u bërë i pari njeri që e fiton këtë trofe edhe si lojtar edhe si trajner. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2GtwCfjI0Z8