Pesë vjet pasi që Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbija kanë nënshkruar marrëveshje për ekstradim të shtetasve të tyre, është burgosur njeriu i cili është konsideruar si kumanovari më i pasur. Ai në 10 vitet e fundit ka gjetur strehim në Beograd, pasi që në vend ka qenë i dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të Doganës, shkruan BIRN.
Dragan Daravelski, ish shefi i Drejtorisë së Doganës, i cili ka qenë i dënuar në mungesë me 7 vjet burg thuajse para një dekade, sot në mëngjes u burgos në Beograd, kanë konfirmuar për BIRN nga MPB, duke mos dhënë informata për procedurën e ekstradimit të tij.
Konfirmim për burgimin e Daravelskit, pritet edhe nga Beogradi, të cilët kanë thënë se i vërtetojnë informatat dhe do të njoftojnë në vazhdim.
Ish shefi i Drejtorisë së Doganës së Maqedonisë, është i dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Doganë në periudhën prej 1999-2002 me vlerë prej 2 milionë euro. Pas kumtimit të aktgjykimit në vitin 2007, për Daravelskin ka pasuar edhe një sërë padi penale për keqpërdorim të kompetencave dhe detyrës zyrtare në baza të ndryshme, ndërkaq mes tyre më e rënda është edhe për mospagim të të ardhurave nga doganat në Buxhetin e shtetit.
Sipas aktakuzës, Daravelski ka blerë 75 vetura të cilat më vonë i ka donuar, ndërkaq ka dhënë para Bunarxhik, ASHAM, Këshillin Gjyqësor, por edhe për klube dhe të tjerët të afërt me pushtetin, transmeton Portalb.
Megjithatë, Daravelski është humbur nga Maqedonia. Pas një kohe, kuptohet se ai jeton në Beograd të Serbisë. Pas një aksionit të përbashkët mes policisë së Maqedonisë dhe asaj të Serbisë, ai në vitin 2004 është burgosur, por nuk ka qenë e mundur që të bëhet ekstradimi sepse ai tanimë kishte pasaportë serbe. Pasaportat e dyfishta, si mundësi për mënjanimit të mbajtjes së burgut, gjatë kohë kanë qenë të problematizuara në publik.
Në vitet e fundit, pushteti Daravelskit ia ka konfiskuar, banesën luksoze në Shkup dhe shitoren në Kumanovë, me vlerë përafërsisht prej 200.000 euro, për të cilën është sjellë vendim për shitje.
Përveç pronës në emër të tij, atij i janë konfiskuar edhe prona tjera të cilat formalisht kanë qenë të shkruara në emër të personave të tjerë, por shteti ka arritur që t’i çojë në korrelacion me Daravelskin. Ndër to, më i rëndësishëm është malazezi Miodrag Markoviç, vila e të cilit në Vodno kapë vlerën prej 1.4 milionë euro gjithashtu është paralajmëruar se do të shitet. Markoviq, është i dënuar dhe po e mban burgun në Idrizovë për larje parash me vlerë prej 8 milionë euro.
Situata u prit që të ndërrohet në vitin 2011, kur Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia nënshkruajtën marrëveshje për ekstradim, me të cilën është hapur rruga e ekstradimit të shtetasve të tyre. Por, në 5 vitet e fundit, institucionet kompetente thuajse kanë qenë të shurdhuara. Kështu, pas 5 viteve, Daravelski edhe më tej ka jetuar jetë komode në Beograd, edhe pse për të ka pasur fletarrestim ndërkombëtar.
Në vitin 2013, në mediume u paraqit fotografia e tij në koncertin “Depesh Mod” në Beograd, ndërkaq bashkëshortja e tij, Viktorija Xhimrevska në profilin e saj në Facebook, ka publikuar fotografi të bashkëshortit, që janë bërë në njërën ndër foto-studiot më të njohura në Beograd.
Madje, një pjesë e gazetarëve kanë arritur që ta gjejnë vendin e Daravelskit në Beograd, edhe pse askush nuk ka arritur që të kontaktojë me të drejtpërdrejtë. Ai, sipas informacioneve të mediumeve të Maqedonisë, ka jetuar në rrugën “Krunska”, por vetëm disa metra larg tre ambasadave dhe selisë së Partisë Demokratike. Në emër të tij ka qenë edhe një banesë në rrugën “Kral Millan”, e cila ndodhët përballë rezidencës presidenciale të Nikoliqit, ku është presupozuar se ai e ka ndërmarrjen e tij.
Gjatë ekstradimit eventual të njërit ndër kumanovarit më të pasur, për më tepër pritet që të tregojnë institucionet e Maqedonisë dhe Serbisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Mickoski: Shpresoj se procesi ynë i integrimeve evropiane do të zhbllokohet me mbështetjen e madhe të Hungarisë

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës