Ja ku ishte fshehur ‘paketa e dyshimtë’ dhe nga kush ishte gjetur fillimisht

Ndeshja mes Manchester Unitedit dhe Bournemouthit është anuluar pasi në stadium është gjetur një ‘paketë e dyshimit’.
Sipas burimeve të MailOnline, besohet se ‘paketa e dyshimtë’ ishte një telefon i lidhur me disa tela dhe është gjendur nga një punëtor teknik në tualetin e stadiumit.
Ajo ishte e fshehur pas tubave të ujit dhe menjëherë është lajmëruar sigurimi i stadiumit.
Me të shkuar organet e sigurisë në vendin e ngjarjes e kanë anuluar takimin pasi nuk kanë dashur të rrezikojnë të pranishmit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
15/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































