LAJMI I FUNDIT:

Ja detaje të reja nga incidenti i djeshëm ku u sulmuan 3 policë

Ja detaje të reja nga incidenti i djeshëm ku u sulmuan 3 policë

Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë së Tetovës i cili tregoi se dy policë janë ende të lënduar rëndë dhe janë në rrezik jete.

Josifovski informoi se mbrëmë pas mesnate është arrestuar një 36 vjeçar nga Tetova i dyshuar se është i përfshirë në incident. Për 3 tjerët, policia ka lëshuar fletarrest, i cili është shpërndarë deri tek të gjithë stacionet policore nëpër gjithë qytetet e Maqedonisë. MPB ka mbaruar marrjen në pyetje edhe të policit të 4 i cili ishte pjesë e incidentit.

Përndryshe, Telegrafi Maqedoni ishte mediumi i parë që informoi për këtë rast. Telegrafistat nga ajo lagje na informuan për këtë rast./Telegrafi/


Gjithashtu lexo: Incident i rëndë në Tetovë, rrihet një polic (Foto)

Gjithashtu lexo: Ja cilët policë pësuan sot në Tetovë (Foto)