Një vit pas grushtit të shtetit në Mianmar, Parlamenti Evropian përgatiti një Rezolutë për atë vend që dënonte ndryshimin e dhunshëm të qeverisë, shkeljet e të drejtave të njeriut, arrestimet politike dhe mbytjen e demokracisë. Rezoluta e PE-së, e cila do të diskutohet nesër nga eurodeputetët, propozon që të dënohet Serbia, e cila siç thuhet në dokument, së bashku me Rusinë dhe Kinën eksporton armë në atë vend aziatik.
Në Projektrezolutën, thuhet se Parlamenti Evropian në shumë raste ka shprehur dënimin e tij për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sulmet sistematike dhe të përhapura ndaj popullatës Rohingya në Mianmar.
Përveç kësaj, PE kritikon faktin se shumica e figurave ushtarake, të cilët mbikëqyrën sulmet, mbetën në pozitat e tyre dhe faktin që qeveria në Meinmar refuzoi të bashkëpunonte me mekanizmat e OKB-së.
Teksti i Rezolutës dënon veçanërisht Serbinë për eksportimin e raketave dhe artilerisë në ushtrinë në Mianmar. Së bashku me Serbinë, në rezolutën e PE-së përmenden edhe Kina dhe Rusia.
“PE dënon fuqishëm furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake për Tatmadau [ushtria e Mianmarit] nga Kina, Rusia dhe Serbia. Theksojmë se shtetet si Kina, Rusia dhe Serbia, të cilat furnizojnë me armë juntën e Mianmarit, janë drejtpërdrejt përgjegjës për krimet e kryera me këto armë”, thuhet në tekst.
Në dokument thuhet se Parlamenti Evropian shpreh keqardhjen që Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e diskutoi projekt-rezolutën për Mianmarin dhe u bën thirrje vendeve anëtare të rrisin presionin ndaj Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që të arrihet uniteti në miratimin e sanksioneve, të cilat do të përfshijnë ndalimin e udhëtimit dhe ngrirja e pronave të udhëheqjes së juntës dhe përfaqësuesve ushtarakë, si dhe futja e një embargoje gjithëpërfshirëse globale të armëve ndaj Mianmarit.
Kjo, siç thuhet në Rezolutë, do të nënkuptonte pezullimin e çdo dërgese, shitjeje ose transferimi të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të armëve dhe sendeve me përdorim të dyfishtë, municionit dhe pajisjeve të tjera ushtarake dhe të sigurisë.
Në dokument, PE u bëri thirrje vendeve anëtare dhe vendeve të asociuara të mbështesin embargon për prokurimin, shitjen dhe transferimin e drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, duke përfshirë tranzitin, dërgimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera, dhe theksoi nevojën për hetim të mëtejshëm nga Gjykata Ndërkombëtare për krime.
Më 1 shkurt 2021, ushtria e Mianmar organizoi një grusht shteti dhe arrestoi udhëheqësen e atëhershme, Aung San Suu Kyi. Ajo akuzohet për korrupsion, rebelim dhe mashtrim zgjedhor dhe së fundmi është dënuar me katër vjet burg.
Pikërisht kjo është arsyeja që deputetëve të Parlamentit Evropian nesër do t’i prezantohet një projekt-rezolutë, përmbajtja e së cilës, siç mësohet është harmonizuar me të gjitha grupet parlamentare.
Në pjesën hyrëse të Rezolutës thuhet se PE dënon ashpër sundimin e dhunshëm dhe të paligjshëm të juntës ushtarake në Mianmar, e cila, siç thuhet, po përpiqet të ndryshojë përkushtimin e fortë të popullit të Mianmarit ndaj demokracisë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës