Votuesit hodhën votat në 27 vende me një sërë çështjesh të ndryshme që karakterizuan fushatën.
Por çfarë ndodhi në disa vende kyçe në zgjedhjet e 6-9 qershorit për një Parlament të ri Evropian?
Më poshtë ua sjellim një vështrim rreth zgjedhjeve evropiane, vend pas vendi.
Franca
Kjo ishte “bomba” e natës së zgjedhjeve masive të Evropës: Partia e moderuar e presidentit Emmanuel Macron u godit aq keq nga partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen në votën e BE-së, saqë ai thirri zgjedhje të parakohshme legjislative në Francë.
E nxitur nga idetë e saj anti-imigruese, nacionaliste, partia e Le Pen-it parashikohet të fitojë shumicën e 81 vendeve të Francës në Parlamentin Evropian – rreth dy herë më shumë se lëvizja e Rilindjes së Macron.
Zgjedhjet e parakohshme legjislative franceze janë “një bast i madh” për Macron dhe partinë e tij, e cila rrezikon të humbasë më tej mbështetjen ndërsa partia e Le Pen mund të shohë rritje të ndikimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Shumë votues francezë përdorën zgjedhjet e BE-së për të shprehur pakënaqësinë me menaxhimin e ekonomisë nga Macron, rregullat e bujqësisë ose sigurinë.
Rezultati e dëmton atë, ndërsa ai përpiqet të udhëheqë përpjekjet në mbarë Evropën për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rritur mbrojtjen dhe industrinë e vetë BE-së.
Kandidati kryesor i Partisë Kombëtare për Parlamentin Evropian, Jordan Bardella, premton të kufizojë lëvizjen e lirë të emigrantëve brenda kufijve të hapur të BE-së dhe të tërheqë rregullat e BE-së për klimën.
Partia nuk dëshiron më të largohet nga BE dhe euro, por ta dobësojë atë nga brenda.
Ndërkohë, Partia Socialiste e Francës u ngrit pas kandidatit kryesor Raphaël Glucksmann, i cili dëshiron një politikë më ambicioze klimatike dhe mbrojtje për bizneset dhe punëtorët evropianë.
Gjermania
Kreu i vendit më të pasur dhe më të fuqishëm të BE-së, Gjermanisë, pësoi gjithashtu një goditje.
Koalicioni jopopullor qeverisës i kancelarit të qendrës së majtë Olaf Scholz humbi keq nga opozita konservatore.
Blloku konservator ruajti pozicionin e tij si partia më e fortë gjermane në Bruksel, ndërsa pret zgjedhjet kombëtare që priten në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Dhe Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë arriti fitore të mira pavarësisht nga një varg skandalesh që rrethojnë dy kandidatët kryesorë të saj.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është anëtare e Unionit Kristian Demokrat, partia dominuese në bllokun konservator dypartiak që fitoi më shumë vota.
Parashikimet treguan mbështetje për socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholz në 14%, rezultati i tyre më i keq i pas Luftës së Dytë Botërore në një votim mbarëkombëtar.
E Të Gjelbërit e Gjermanisë, panë një rënie të mbështetjes.
Gjermania do të ketë numrin më të madh të 720 vendeve të Parlamentit të ri Evropian me 96.
Hungaria
Kryeministri hungarez Viktor Orbán pa një tjetër fitore në zgjedhje – por një sfidues i ri ka përmirësuar pozicionin e tij në politikën hungareze.
Partia Fidesz e Orbanit pritej të fitonte 43% të votave, sipas vlerësimeve nga Parlamenti i BE-së, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Fidesz mori një shumicë votash, ai ra gati 10 pikë nga mbështetja e tij në zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019 dhe dukej se do të humbiste dy vende në atë që shihej gjerësisht si një referendum mbi popullaritetin e Orbanit.
Një krizë e thellë ekonomike dhe një seri e fundit skandalesh që përfshijnë politikanët e Fidesz kanë tronditur partinë që krenohet me ruajtjen e vlerave familjare dhe konservatorizmit të krishterë.
Sfiduesi Péter Magyar “theu radhët” nga partia e Orbanit në shkurt dhe brenda pak muajsh krijoi partinë më të fortë opozitare të Hungarisë.
Ajo parti, Respekti dhe Liria (TISZA), pritej të merrte 31% të votave.
Magyar është bërë i njohur për akuzat publike për korrupsion dhe keqmenaxhim brenda qeverisë së Orbanit.
Partia e Magyar e ka paraqitur veten si një alternativë më centriste ndaj markës së populizmit joliberal të Orbanit.
Orbán i “promovoi” zgjedhjet si një luftë ekzistenciale midis luftës dhe paqes, duke u thënë votuesve se votimi i tyre për opozitën e tij do ta tërheqë Hungarinë drejtpërdrejt në luftën në Ukrainën fqinje dhe do të përshpejtonte një konflikt të armatosur global.
Ai është në pushtet që nga viti 2010.
Italia
Partia Vëllezërit e Italisë e kryeministres Giorgia Meloni, parashikohet të dyfishojë numrin e saj të vendeve në Parlamentin Evropian që nga zgjedhjet e fundit.
Dhe kjo do t’i japë fuqinë e saj të re për të ndikuar në politikën në BE.
Ndërsa votuesit ndëshkuan liderët e moderuar në Francë dhe Gjermani, ata i dhanë partisë së Melonit edhe më shumë mbështetje sesa në zgjedhjet e fundit kombëtare në 2022.
Politikat e saj pro Ukrainës dhe Izraelit janë dëshmuar “qetësuese” për aleatët e qendrës – amerikanë dhe evropianë – por ajo po udhëheq “luftëra kulturore” që ruajnë kredencialet e saj të së djathtës ekstreme.
Partia Demokratike e opozitës së qendrës së majtë doli e dyta, e ndjekur nga partia tjetër kryesore opozitare, Lëvizja 5-Yje.
Në Itali, vota nuk pritet të destabilizojë qeverinë, edhe nëse avantazhi i Melonit do të jetë në maksimum.
Italia ka 76 vende parlamentare evropiane.
Sllovakia
Një grup liberal, properëndimor fitoi zgjedhjet e BE-së në Sllovaki, duke mposhtur partinë e kryeministrit populist, pro-rus Robert Fico, vetëm disa javë pasi ai i mbijetoi një atentati.
Sulmi ndaj Fico-s shkaktoi valë tronditëse në vendin me 5.4 milionë banorë dhe dukej se rriti pjesëmarrjen e votuesve, e cila kishte qenë më e ulëta e të gjithë bllokut në 2014 dhe 2019, por arriti një rekord prej 34.4% të dielën.
Përpjekja për vrasje nuk e ndihmoi partinë e majtë Smer (Drejtimi) të Ficos, partneri kryesor në koalicionin qeverisës, të fitonte votën.
Smer ka sulmuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën, si dhe politikat e tjera për imigracionin, ndryshimet klimatike dhe të drejtat e LGBTQ+.
Smer ishte në një garë të ngushtë kundër opozitës kryesore Sllovakia Progresive, e cila fitoi 27.8%, ose gjashtë vende në parlamentin e BE, sipas rezultateve të përkohshme. Smer pason me 24.8%, ose pesë vende. Një parti opozitare e ekstremit të djathtë që dëshiron që Sllovakia të dalë nga NATO, Republika, përfundoi e treta me 12.53% dhe do të ketë dy vende. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Ish-presidenti brazilian, Bolsonaro akuzohet për komplot për grusht shteti
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje