Telegrafi

Ja çfarë hanë më shumë shqiptarët

Por të jesh në rolin e një shtëpiakeje, ose jo, që të duhet të mbash familjen me të ngrëna e me të mira, ndonjëherë kthehet edhe në stres se me çfarë do t’i mbledhësh të afërmit në tryezë për vaktin e rradhës.
Pavarësisht se çfarë vendosin të përgatitin për vaktet e ndryshme të ditës, “Lajm.net”, na rendit këto ushqime që sipas saj në përgjithësi janë ato të cilat konsumohen më shpesh gjatë javës dhe më së shumti nga shqiptarët.

Këtu janë 7 prej ushqimeve që më së shumti i hanë shqiptarët.

Fasule

Fasulja është një ushqim shumë tradicional tek shqiptarët. Ai përgatitet lehtë dhe shihet si një zgjedhje e përkryer dhe e lirë që nuk kërkon shumë përbërës, pasi përgatitet vetëm me ujë, fasule, qepë, vegetë, piper të kuq dhe yndyrë.

Byreku

Byreku është një tjetër ushqim shumë i zakonshëm në tryezat shqiptare. Varësisht se çfarë lloji të pites e pëlqeni, ky ushqim mbetet si më i zakonshmi në vaktet e shqiptarëve i cili shoqërohet me kos dhe turshi.

Gjellë me mish
Gullashi është ushqim poashtu shumë i konsumuar nga shqiptarët. Ai përveç se përgatitet lehtë dhe shpejtë, përdoret shumë në raste kur ka shumë të ftuar për drekë ose darkë.

Krelana

Krelana është një ushqim pothuajse i ngjashëm me piten dhe flijen. Nuk kërkon shumë përbërës dhe përgatitet shumë shpejtë. Zakonisht gjatë ngrënies shoqërohet me kos, djathë dhe turshi.

Vezët
Vezët përdoren shumë në kuzhinat shqiptare, sidomos në përgatitje të mëngjesit ku përzihen me speca apo gjizë për të fituar një shije më të veçantë.

Flija

Flija është një ushqim tjetër tradicional tek shqiptarët. Për shkak të shijes së veçantë që e fiton kur përgatitet në ambient të hapur në zjarr, ky ushqim përgatitet më shpesh gjatë stinës së verës. Gjatë ngrënies shoqërohet gjithashtu me kos, turshi dhe djathë.

Qoftet
Qoftet janë një tjetër ushqim që hahen shumë nga shqiptarët. Shpesh, në raste kur nuk kemi përgatitur diçka në shtëpi, vendosim që të blejmë disa të tillë dhe t’i përgatisim vetë apo i blejmë të gatshëm në ndonjë ‘qebaptore’. /lajmi.net/