Izraeli zbuloi planin e Muhaxherit dhe Haqifit, për sulme si në Paris: Terror me mina të telekomanduara, pastaj vrasje të civilëve shqiptarë
Informacioni se ndaj Kombëtares së futbollit izraelite do të kishte një sulm terrorist në Shkodër, është dhënë nga njësia anti-terror në Ushtrinë Izraelite. Sipas TV Klan, muaj më parë është mundur të zbardhet një telefonate ku Lavdërim Muhaxheri ka folur me shtetas kosovarë. Në këto komunikime ai i kërkon që të organizohet një sulm ditën e ndeshjes në qytetin verior. Kjo gjë ka alarmuar agjencitë e inteligjencës, të cilat kanë vënë në dijeni autoritet shqiptare dhe kosovare.
Menjëherë ka nisur vënia në përgjim e personave të dyshuar në Kosovë dhe më pas janë verifikuar lidhjet e tyre ne vendin tonë.
Agjentët e SHISH dhe anti-terrorit arritën të verifikonin lidhjet e këtij grupi në Shqipëri, të cilët jetonin dhe punonin në Shkodër.
Për disa muaj u survejuan katër të arrestuarit, Xhezair Fishti, Ergys Fasllija, Bekim Protopapa dhe Medat Hasani. Ata kishin bashkëpunim dhe komunikonin me disa nga të arrestuarit për të njëjtën akuzë në Kosovë.
Për këtë arsye u vendos që ndeshja Shqipëri-Izrael të luhej në të njëjtën ditë në ‘Elbasan Arena’.
Një javë pas arrestimit të katër personave në Shkodrës, Policia ka shtuar masat e sigurisë edhe ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi. Mësohet se ai ka marrë kërcënime direkt nga të prangosurit gjatë seancës për vendosjen e masave së sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Shqiptarja.com raporton se Medat Hasani, një nga katër të arrestuarit si personat e dyshuar se do sulmonin me bombë dhe kallashnikovë ekipin e Izraelit, mendohet se ka qenë në luftimet e përgjakshme në Siri. Ka të dhëna se Hasani është kthyer nga këto luftime, duke përdorur rrugët tokësore.
Dyshimet e Prokurorisë janë se ish-komandoja e Ushtrisë shqiptare mund të ketë qenë pjesë e brigadave terroriste të ISIS-it, që drejtohen nga dy kosovarët, Lavdërim Muhaxheri dhe Ridvan Haqifi.
Në një raport operativ të SHISH dërguar prokurorisë thuhet se Medat Hasani, është larguar më 28.07.2013 drejt Sirisë dhe më është kthyer në Dhjetor 2013 në Shqipëri.
Një burim i tha gazetës Shqiptarja.com se Hasani dikur ka qenë efektiv i forcave speciale të Ushtrisë, duke marrë pjesë në një mision ushtarak paqeruajtës në Irak. Në këtë mision, Hasani, ka shërbyer gjashtë muaj dhe më pas është kthyer së bashku me të gjithë anëtarët e grupit. Mirëpo, pas largimit nga Ushtria ai ka rënë në kontakt me persona ekstremistë që predikojnë fenë islame, duke u indoktrinuar prej tyre që aftësitë e tij ushtarake ti zbatonte për të kryer krime terroriste.
Hasani besohet se kishte marrë përsipër të ndërtonte apo të siguronte minat me telekomandë, që do përdoreshin gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael në stadiumin e Shkodrës.
Plani ka qenë i njëjtë me atë që ndodhu në Paris një vit më parë, ku fillimisht terroristët kanë sulmuar me mina të telekomanduara, duke ngjallur panik dhe terror dhe më pas, anëtarët e tjerë kanë sulmuar civilë të pafajshëm më kallashnikovë.
Mirëpo, ky plan fatmirësisht nuk është vënë në zbatim, për shkak se zbulimi ushtarak i Izraelit ka arritur të përgjojë bisedat në “Skype” të Lavdërim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit, të cilët nga Siria urdhëronin kosovarët dhe shqiptarët që të sulmonin pa mëshirë izraelitët.
Sipas këtyre përgjimeve, urdhri ishte miratuar nga drejtuesit e ISIS, dhe se do ishte kjo organizatë që pas kasaphanës që do shkaktonte, do merrte përsipër autorësinë e aktit terrorist.
Këto informacione i kanë kaluar Shërbimit Informativ Shtetëror, i cili falë strukturës antiterror dhe prokurorisë ka rënë në gjurmët e këtij grupi, duke arrestuar në Shqipëri 4 persona.
Hetimet e kryera nga pala shqiptare kanë krijuar bindjen tek prokurorët se katër personat Xhezair Fishti, imam i vetëshpallur nga Dibra, Ergys Faslija berber, Medat Hasani, ish-komando i Ushtrisë Shqiptare dhe Bekim Protopapa mjek në Malësinë e Madhe, flisnin ju vetëm për të sulmuar të pafetë, izraelitët, por edhe një burg të sigurisë së lartë, që sipas tyre mbahen të izoluar vëllezërit e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Flamuri shqiptar mungonte në Muzeun e Alfabetit, Arsllani: Lëshim i vogël, kemi pak të punësuar
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje