LAJMI I FUNDIT:

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen e Nasrallahut, disa muaj para se të fillonte sulmi

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen e Nasrallahut, disa muaj para se të fillonte sulmi

Izraeli kishte informacione për vendndodhjen për liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah muaj para se të fillonte sulmin që e vrau atë, kanë bërë të ditur për New York Times, tre zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite.

Kreu i Hezbollahut u vra të premten nga sulmet ajrore izraelite – në selinë e këtij grupi militant që ishte vendosur nën tokë në Bejrut, transmeton Telegrafi.

Vendimi për të sulmuar Nasrallahun ishte marrë ditëve të fundit – pa përfshirjen e SHBA – sipas mediave izraelite, Jerusalemi frikësohej se “dritarja e mundësisë për ta eliminuar atë do të mbyllej”, tha zyrtarët e paemëruar.


Planifikimi i operacionit filloi pavarësisht se zyrtarët izraelitë ishin të përfshirë në bisedimet me Shtetet e Bashkuara mbi një armëpushim të mundshëm që do t’i hapte rrugës procesit të lirimit të pengjeve – dhe para se kryeministri Benjamin Netanyahu të nisej për në New York ku do të mbante fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Dy zyrtarët thanë se mbi 80 bomba janë hedhur gjatë këtij sulmi – që bëri rrafsh me tokë gjashtë ndërtesa në jug të Bejrutit.

Në anën tjetër, Hezbollahu konfirmoi se Nasrallah është vrarë së bashku me komandantit e frontit jugor Ali Karaki që i kishte mbijetuar një sulmi tjetër një ditë më parë.

Që të tre zyrtarët konfirmuan se Hashem Safieddine, kushëriri i Nasrallah është pasuesi i mundshëm – që nuk ishte në bunkerin nëntokësor në Bejrut që u shënjestrua nga izraelitët.

Zyrtarët e lartë të forcave ajrore izraelite thanë të shtunën se sulmi ka shkuar sipas planit, pa ndonjë problem apo hapje zjarri mbi aeroplanët e tyre nga ana e militantëve të Hezbollahut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori