Liam Payne po vazhdon të qëndrojë i izoluar në Londër për shkak të pandemisë coronavirus.

Kjo gjë i ka kushtuar atij që të mos e shohë djalin e tij, Bear, për javë të tëra, pasi që ai jeton më nënën e tij, Cheryl Cole, shkruan The Sun.


Duke folur për djalin e tij trevjeçar, këngëtari ka treguar se tashmë ka diskutuar me Cheryl për të bërë një vizitë, por është tejet e vështirë të gjendet një zgjidhje.

GettyImages 922296402 Liam Payne dhe Cheryl Cole (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

"Ishte pikërisht rreth ditëlindjes së tij kur ndodhi (bllokimi). Ishte një nga herët e para që isha në vend për ditëlindjen e tij dhe isha gati të shkoja dhe thjesht mendova: 'Nuk e di se si ndjehem për këtë'".

"Pra, ka qenë thjesht e vështirë të lasësh në FaceTime, pasi që ndonjëherë ai dëshiron të flasë në FaceTime, ndonjëherë jo", ka treguar Payne. /Telegrafi/