LAJMI I FUNDIT:

Ivanov sqaron se pse nuk është takuar me komandantin suprem të NATO-s

Ivanov sqaron se pse nuk është takuar me komandantin suprem të NATO-s

Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, u takua me Kryeministrin Zoran Zaev, dhe Ministren e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska, por jo edhe me Kryetarin e Shtetit Gjorgje Ivanov.

Nga kabinet i Kryetarit Ivanov, në pyetjen e TV Novës se pse Kryetari nuk është takuar me Komandantin e lartë të NATO-s, u përgjigj se këto ditë kanë qenë të vetmet në agjendën e pushimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë njoftimit të vizitës të Komandantit të komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti në Republikën e Maqedonisë, nga ana e kabinetit të Kryetarit është thënë se ato janë të vetmet ditë, kur Kryetari i Republikë së Maqedonisë, na përputhshmëri me agjendën e tij, është në pushim”, shkruan në përgjigjen e kabinetit të Kryetarit të Shtetit.


Kjo ishte vizita e dytë e delegacionit të lartë të NATO-s në Maqedoni, e cila nuk takohet me Kryetarin e Shtetit. Më 25 korrik, delegacioni i NATO-s i udhëhequr nga drejtori për partneritete evropiane dhe globale të NATO-s, erdhën në Shkup që të fillojnë bisedimet, me qëllim që Maqedonia të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s.

Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë
Lexo po ashtu Zaev-Scaparrotti: Anëtarësimi në NATO mundëson të ardhme me perspektivë për Maqedoninë

Për herë të fundit Ivanovi kishte takime me delegacion nga NATO-ja në fillim të këtij viti kur në vizitë në Maqedoni ishte Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltengberg./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kalo në kategori