LAJMI I FUNDIT:

Ivanov: Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare është vepër penale

Ivanov: Publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare është vepër penale

Pas publikimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gazetën Zyrtare ka reaguar edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Nga kabineti i tij thonë se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në Gazetën Zyrtare pa dekretimin e Ivanovit, është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

“Me vendosjen e këtyre dy ligjeve në Gazetën Zyrtare është shkelur neni 75 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ndërsa publikimi i ligjeve në mënyrë joligjore paraqet vepër penale”.

Pa nënshkrimin e Ivanovit, Ligji për përdorimin e gjuhëve publikohet në Gazetën Zyrtare (Foto)
Lexo po ashtu Pa nënshkrimin e Ivanovit, Ligji për përdorimin e gjuhëve publikohet në Gazetën Zyrtare (Foto)

“Ky është momenti kur do të konfirmohet nëse në Maqedoni ka Gjykatë Kushtetuese, nëse funksionon Prokuroria, nëse ka gjyqësor të pavarur dhe nëse ka sundim të së drejtës”.


“Pyes nëse përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët e mbështesin koalicionin qeveritar, do të paraqiten dhe do ta mbështesin këtë mënyrë të sjelljes së ligjeve?”, thekson presidenti Ivanov përmes reagimit me shkrim.

Ndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua nga deputetët në mars të vitit të kaluar, ndërsa prej atëherë ka qëndruar në sirtarët e kryetarit të Kuvendit, pasi i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori