LAJMI I FUNDIT:

Ivanov-Cerar: Maqedonia dhe Sllovenia vende miqësore me partneritet të qëndrueshëm

Ivanov-Cerar: Maqedonia dhe Sllovenia vende miqësore me partneritet të qëndrueshëm

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e priti në takim kryeministrin e Sllovenisë Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me të cilin ka biseduar për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve për aktualitetet politike, ndërsa kanë shkëmbyer mendime për sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni i Ballkanit.

“Presidenti Ivanov dhe kryeministri Cerar i kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë të cilat i karakterizojnë miqësinë e qëndrueshme, besimin dhe partneritetin e fuqishëm. Konstatimi i përbashkët i të dy bashkëbiseduesve ka qenë se në të ardhmen përpjekjet duhet të jenë të drejtuara drejt intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, përmes bashkëpunimit më të afërt të komunitetit të biznesit dhe nxitjen e investimeve nga të dyja shtetet”, njoftojnë nga Kabineti i Ivanovit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lidhur me integrimet euro-atlantike të Maqedonisë presidenti Ivanov ka shprehur falënderim për ndihmën e vazhdueshëm të deritanishme dhe mbështetjen nga Republika e Sllovenisë dhe pritje për mbështetje edhe më të shprehur, me qëllim të zhbllokimit të perspektivave euro-atlantike të Maqedonisë.


E ka theksuar edhe rëndësinë e nismës së përbashkët të Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kroacisë, procesi Brdo-Brioni, nikoqir i së cilës këtë muaj do të jetë Republika e Maqedonisë, si mundësi për dialog rreth të gjitha çështjeve të rëndësishme për vendet e rajonit dhe për përforcim të bashkëpunimit rajonal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori