“Virusi ka hyrë në trupin tim dhe ka mbytur edhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, i merr mushkëritë dhe rrugët e kanalit respirator”, kështu fillon rrëfimin Giani Zampina, 40-vjeç nga Torino i Italisë, që së fundmi është infektuar me coronavirus dhe përmes rrjeteve sociale dëshiron të gjithëve t’ua shpjegoj përvojën dhe t’iu bënë thirrje të kenë kujdes.
“Edhe unë jam si të tjerët, e kam nënvlerësuar coronavirusin. Duhet ta kuptoni se nuk është lojë”, thotë Giani Zampino në apelin e tij të dytë, duke shtuar se: “duhet të jemi të kujdesshëm të qëndrojmë nëpër shtëpi me familjet tona”, transmeton Telegrafi.
Videoja në të cilën 40-vjeçari tregon përvojën e tij transmetohet live nga qendra e kujdesit intensiv në Torino, dhe ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Itali, kjo për faktin se coronavirus ka ngritur në këmbë tërë Italinë.
“Natën e kaloj me bombola të oksigjenit, nuk po mund të fle, jeta më është kthyer mbrapsht. Do të doja që askush të mos e shijoj vuajtjen që po e ndjej unë, sepse është si skenat e filmit horror”, ka shtuar ai.
“Për fat të keq ende nuk po mund të marrë frymë pa ndihmën e maskës me oksigjen dhe duhet ta bartë një lloj helmete që më mundëson frymëmarrje të lehtë. Dua ta filmoj këtë video sepse po e shoh që njerëzit po mendojnë ende se ky virus kalon lehtë, por ai në fakt më ka shkatërruar jetën”, thotë ndër tjera 40-vjeçari.
Ai ka folur edhe për atë se si disa ditë më parë jeta e tij ishte e përkryer, por që për pak orë ndryshoi gjithçka.
“Kam punuar si menaxher, jam kujdesur për babanë, jam marr me sporte të ndryshme. Më duhet të pranoj se e kam nënvlerësuar këtë virus sikurse shumica. Mendoja se bëhet fjalë për fushatë politike dhe ushtarake, mashtrim e gjëra tjera të tmerrshme. Ky virus është futur në trupin tim dhe gjithashtu më ka mbytur personin më të dashur në jetën time – ai ishte babai im. Të gjithë po thonë se ky virus është i rëndomtë sikurse një grip. Mund të them se nuk është ashtu. Ai futet në trupin tuaj, ju merr, ua merr mushkëritë dhe rrugët respiratore. Ajo çfarë është më e keqja është se si mund ta mundni kundërshtarin kur nuk e njihni. Ju bëjë thirrje të jeni të kujdesshëm të qëndroni nëpër shtëpi me familje, shikoni filma, lexoni ndonjë libër apo thjesht argëtohuni nëpër rrjetet sociale. Vetëm duke ndjekur këto këshilla mund tas rikthejmë jetën në duart tona”, dëgjohet duke thënë në video Zampina. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi – pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës