LAJMI I FUNDIT:

Italiani mohon vrasjen dhe murosjen e Siborës

Italiani mohon vrasjen dhe murosjen e Siborës

Autoritetet në Torremolinos të Spanjës kanë marrë në pyetje italianin Marco Romeo, autori i dyshuar i vrasjes së Sibora Gaganit, 22-vjeçares italo-shqiptare e cila u zhduk në 2014-n, pasi u largua nga Roma, aty ku jeton ende e gjithë familja e saj. Trupi i Siborës u gjet më 6 Qershor, i murosur në apartamentin ku ata kishin jetuar në qendër të Torremolinos.

Çështja u rihap dhe kërkimet për Siborën rinisën pas deklaratës spontane të 45-vjeçarit teksa shoqërohej për një vrasje të dytë, atë të 28-vjeçares spanjolle Paula, nëna e djalit të tij.

Ishte vetë Marco Romeo që u tha autoriteteve spanjolle se e kishte vrarë e murosur 22-vjeçaren, 9 vjet më parë. Por sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, në momentin që u mor në pyetje para gjykatës, ai ka deklaruar se është i pafajshëm.


Deklarata mësohet se ka ndodhur para se të gjendej trupi i murosur. Por me gjetjen e saj tashmë ai përballet me akuzën për vrasje të dyfishtë.

Ndërkohë, nëna e Siborës, Elisabeta Shahini, prej 2 javësh tashmë është ende në pritje të testit të ADN-së. Vonesa në rezultatin e ADN-së që pritet të saktësojë se trupi i murosur i përket të resë shqiptare, raportohet se ka ardhur për shkak të autoriteteve italiane, megjithatë shkaqet nuk janë të qarta.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori