LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Taksa dhe Trepça vendime legjitime, dialogu nuk duhet të kushtëzohet

Isufi: Taksa dhe Trepça vendime legjitime, dialogu nuk duhet të kushtëzohet

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se vendosja e taksës ndaj produkteve serbe dhe votimi i statutit të Trepçës janë vendime legjitime.

“Deklaratat e sotme e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiq tregon se vërtetë kemi të bëjmë më një shkarje të interesave të shteteve të Bashkimi Europian”, ka thënë Isufi.

“Kjo mënyrë e sjelljes së BE-së po tregon hapur se ka interesa të ndryshme, të cilat normalisht se nuk janë pritur mirë në Kosovë. Edhe me vendosjen e taksës dhe me Trepçën ne ju kemi paraparirë veprimeve, të cilat duhet të bëhen – janë vendime të shtetit, janë legjitime”, ka thënë Isufi, në Zonën B të Klan Kosovës.


Ai tha se dialogu nuk duhet të kushtëzohet. “Duhet të ulen palët të bisedojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Kushtëzimi i Serbisë për të shkuar në dialog me heqjen e taksës tregon se ata nuk duan dialog. Kosova dikur ka pranuar dialog pa kushte madje edhe duke pasur parasysh se ka qenë një vend ku ka ndodh gjenocid”.

“Ne konsiderojmë se duhet ta angazhojmë ekipin e Kosovës të votuar në Parlament. Tashmë kemi edhe Ligjin për Dialogun. Duhet të jetë platforma e gatshme, nuk do të agjendat e dialogut të shtyhen nga të tjerët, por të bisedohet për interesa të Kosovës”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori