Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deklarata e djeshme e Shkelzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ka nxitur reagime të shumta.


Sipas Isufit, ky është skandali i radhës në vargun e skandaleve të qeverisë Kurti.

Isufi në postimin e tij në Facebook, i ka numëruar edhe skandalet tjera të mëdha, të ndodhura brenda vetëm 50 ditësh.

Postimi i plotë i Isufit:"Kur të vërtetën dhe të drejtën ia dedikon vetëm vetvetes. Kur kundërshtarin politik e kthen në armik e armiku të kthehet në humanitar. Kur i kthen tregun armikut që me paratë tua të blejë armë për të të vrarë. Kur i ofron armikut korridor për të dalë në detin Adriatik. Kur i frynë zjarrit për luftë vëllavrasëse. Kur mbledh rreth vetes llumin që godet embrionin e lirisë së popullit e atdheut. Kur do të mbahesh mend vetëm për shkarkim-ngarkim. Tepër 50 ditë.  Kthjellu!", ka shkruar Isufi.

Ndaj deklaratës së këshilltarit të kryeministrit në detyrë kanë reaguar edhe udhëheqës të organizatave të ndryshme, shoqërisë civile, deputetë e politikanë. /Telegrafi/