LAJMI I FUNDIT:

Ismaili takon ish-ministrin slloven, infermierët e Kosovës dërgohen në Slloveni për trajnime

Ismaili takon ish-ministrin slloven, infermierët e Kosovës dërgohen në Slloveni për trajnime

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është takuar me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Ismaili ka bërë të ditur se ky takim kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike.

“Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë”, ka shkruar ministri në Facebook.


Postimi i plotë:

Në Ministri, sot së bashku me zyrtarë të MSH-së dhe SHSKUK-së, pata takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.

Ky takim, i mbështetur nga Lux Development, kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.

Në javët dhe në muajt në vijim, do ta konkretizojmë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.

Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë.