Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një intervistë dhënë për Telegrafin me gazetarin, Muhamet Hajrullahu ka folur për sistemin e shëndetësisë në vend, reformat në shëndetësi, ligjin për sigurime shëndetësore si dhe për akuzat nga partitë opozitare që gjendja e shëndetësisë është në gjendje katastrofale.
Ismaili ka thënë se një nga faktorët kryesorë në të kaluarën për gjendjen në shëndetësi janë ata që kanë qeverisur, duke iu referuar qeverisjes së LDK-së.
“E kuptoj që oponenta politike duhet të flas diçka. Një nga faktorët kryesorë për gjendjen në shëndetësi janë ata që kanë qeverisur”, ka thënë ai.
Sipas tij, personat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë të gabuar.
“Në një anë më vjen mirë se po e shohin punën e madhe që është bërë. Ligji për shëndetësi është funksional sot. Sot kemi shërbime, e disiplinë më të madhe, ka pajisje, shtretër të rijnë. Politikës krejt çka ju ka interesuar është veç t’ua bëjnë qejfin njëri tjetrit. Ata nuk kanë vizion në shëndetësi, dhe nuk kanë pas njeriun e duhur për ta udhëhequr atë”, ka thënë Ismaili.
Ismaili potencoi se deputetët e LDK-së, të cilët e kanë gojën plot shëndetësi nuk e kanë votuar ligjin e pagave.
“Realitetit dhe fakteve mund t’i japim çfarëdo ngjyrimi, por ligji për pagat ka kaluar dhe është parë kush e ka votuar. Postimet e mia dhe të tyre mund të themi që kanë ngjyrime politike. Pra me i lënë në vendimmarrje LDK-në, ligjin për paga nuk do ta kishim. Nuk e kam ndarë mjekësinë në baza partiake”, u shpreh ai.
Ministri Ismaili po ashtu tha se shëndetësia është me sfida të mëdha.
“Po shtohen shërbimet, përgjegjësia, disiplina në punë. Ka investime të mëdha. Nga të gjitha këto po shihet që ka lëvizje dhe ka dinamizëm tjetër nga ajo që ka pasur. Kemi shërbim 24 orë, dhe krejt çka duhet të paguhet për një stende është 340 euro. Tash kursehen me miliona euro që dilnin nga xhepi i qytetarëve. Kemi shërbime 24 orëshe në onkologji. Kemi arritur që ta ulim dhimbjen e njerëzve si dhe kthimin e besimit të tyre në shëndetësi”, theksoi ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFondi sekret i Ushtrisë së Kosovës
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë
Mbi 4,2 milionë vizita ishin nga Kosova, gjysma e turistëve që vizituan Shqipërinë vjet ishin “pushues patriotikë”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë