Ismaili: Lista e re e barnave esenciale do t’i përmbushë nevojat e pacientëve

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Columbus, me temë “Beteja mes listës së dëshirave dhe nevojave të pacientëve”.
Në këtë tryezë u diskutua për procesin e revidimit të Listës së Barnave Esenciale e cila nuk është bërë nga viti 2012 dhe të cilin Ministria e Shëndetësisë e ka nisur këtë vit.
Në fjalën e tij, ministri Ismaili tha se kjo listë duhet t’i përmbushë nevojat e pacientëve dhe spitaleve e jo të kompanive farmaceutike.
“Lista e Re e Barnave Esenciale duhet t’i përmbushë nevojat e pacientëve dhe spitaleve e jo të jetë një listë e dëshirave dhe nevojave të ndonjë kompanie. Që ky proces shumë i rëndësishëm të realizohet mbi këto standarde, unë kam themeluar Komitetin teknik për Revidimin e Listës Esenciale ku janë përfshirë akterë të shumtë dhe profesionalë, dhe të cilët do të kenë asistencën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë gjithë kohës”, ka thënë ministri Ismaili, thuhet në njoftimin për media.
Më tej, për të shmangur çdo konflikt interesi, ministri Ismaili bëri të ditur se kanë ftuar edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.
“Këtë herë pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi është përfshirja e Agjencisë Kundër Korrupsionit. Kjo Agjenci është ftuar nga ne. Ata kanë qenë shumë ekspeditivë dhe përkrahës që të kontribuojnë dhe monitorojnë gjatë tërë kohës secilin hap të këtij procesi, duke filluar që nga hartimi i përbashkët i vendimit, ku është paraparë edhe deklarimi i konfliktit të interesit”, ka thënë ai.
Si rezultat final synohet që produktet të cilat do të jenë në listë, të jenë gjithmonë në stoqet e institucioneve shëndetësore dhe në shërbim të nevojave të pacientëve.
Synohet një listë e produkteve të cilat janë aq esenciale, sa t’i përmbushin nevojat kryesore të popullatës dhe të jenë tërë kohën të qasshme dhe me kosto të përballueshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Taravari: Për një vit qeverisje, do të ketë rritje prej 15 për qind të pagave për punëtorët shëndetësor

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë