LAJMI I FUNDIT:

Islanda fiton “Eurovision 2020” sipas votave të australianëve

Islanda fiton “Eurovision 2020” sipas votave të australianëve
Islanda fiton "Eurovision 2020" (Foto: YouTube)

Mbrëmë, rrjeti kombëtar televiziv publik në Australi, ‘SBS’ bashkoi fansat e muzikës për nder të veprimtarisë më të madhe të muzikës live në botë me “Eurovision 2020: Big Night In” të organizuar nga Myf Warhurst dhe Joel Creasey.

Shfaqja, që u realizua në vend të finales së madhe të garës së parashikuar të mbahej si edicioni i 65-të i “Eurovision-it”, u transmetua në kanalin YouTube në mbi 40 shtete.

Islanda është zgjedhur fituese e “Eurovision 2020” sipas votave të australianëve, por që zyrtarisht nuk ka pasur fitues të këtij kompeticioni muzikor.


Islanda fiton “Eurovision 2020” (Foto: YouTube)

Daði & Gagnamagnið nga Islanda ishin fituesit e “Eurovision 2020: Big Night In” me këngën e tyre “Think About Things”.

Kënga ishte bërë virale qysh nga përzgjedhja për në ‘Eurovision’, duke mbledhur më shumë se shtatë milionë shikime në platformën YouTube.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Banda ruse “Little Big” zuri vendin e dytë me këngën e tyre “Uno”, ndërsa Lituania u rendit në vendin e tretë me “On Fire” e interpretuar nga The Roop.

Këngëtari i njohur australian, Alfie Arcuri dha një shfaqje mahnitëse akustike të “Running”, e cila duhej të kryhej nga Sandro në Rotterdam këtë muaj.

Por performanca përfundimtare e mbrëmjes ishte e rezervuar për Lars Erickssong (Will Ferrell) dhe Sigrit Ericksdottir (Rachel McAdams) me videon e tyre muzikore për Volcano Man.

SBS u prezantoi botës një pjesë ekskluzive të komedisë ‘Story of the Fire Saga’ nga Will Ferrell.

Ndërkohë, fansat nga e gjithë bota formuan një kor të madh virtualisht dhe kënduan së bashku këngën “What’s Another Year” të Johnny Logan.

Të ftuarit specialë ishin Mans Zelmerlow i Suedisë, i cili interpretoi këngën e tij fituese të vitit 2015, “Heroes”, më pas Marija Serifoviv, fituese e vitit 2007 për Serbinë dhe Netta- fituesja e Izraelit në 2018.

Shqipëria po ashtu u prezantua në formatin virtual nga artistja Arilena Ara me projektin e saj të veçantë “Fall From the Sky”.

Mikpritëse e këtij edicioni të ‘Eurovision’ ishte NikkieTutorials, përkrah moderatorëve: Edsilia Romble dhe Chantal Janzen dhe Jan Smit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

Magazina
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Dua Lipa bie në sy me pallton e saj me lëkurë gjarpri, ndërsa shijon një darkë romantike me të fejuarin në Londër

Magazina
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Kalo në kategori