Gani Koci, ish i burgosur politik dhe epror i lartë i UÇK-së, ka rrëfyer përjetimet e tij të tmerrshme nga torturat e bashkëpunëtorëve shqiptarë të UDB-së jugosllave.
Koci përshkruan torturat psikike dhe fizike që iu bënë nga hetuesi shqiptar Januz Loshi dhe më pas nga, Sabah Muhaxheri, Asllan Sllamniku, Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi në Prishtinë.
Në një rrëfim të hapur në emisionin “Debat Plus”, Gani Koci, ish i burgosur politik, veprimtar dhe epror i lartë i UÇK-së, tregoi në detaje për përvojat e tij torturuese nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit të Shtetit jugosllav, e njohur si UDB-a.
Koci u arrestua më 17 prill 1981 nga regjimi i atëhershëm titist dhe antishqiptar për organizimin e demonstratave të ’81-shit.
“Pas protestës së 11 marsit (1981) dhe të 26 marsit që isha aktiv me të gjitha këto protesta edhe të 1 e 2 prillit që kanë qenë vërtetë protesta gjithpopullore, u kriju njëfarë situate një heshtje. Angazhimet e pushtetit veç filluan, gjurmimet, hulumtimet dhe unë isha në shtëpi. Në mbrëmje kanë ardh. Unë isha në shtëpi. Unë gjithmonë kam qenë i bindur se nuk dinë për mua asgjë… Por ata kishin dit shumë. Kishim qenë në përcjellje kështu vazhdimisht prej ditës së parë deri në ditën e fundit. Më kanë arrestuar në shtëpi. Atë natë më kanë çu me një bodrum. Jam arrestu në Skenderaj. Të nesërmen më kanë dërgu për Mitrovicë”, ka treguar Koci.
Pas arrestimit në shtëpinë e tij në Skenderaj Koci u dërgua në Mitrovicë, ku filluan torturat psikike nga një hetues shqiptar, Januz Loshi.
Sipas Kocit, Loshi përdori sharje të rënda dhe fyerje të padurueshme për ta frikësuar dhe poshtëruar.
“Fatkeqësisht shqiptarë. Fatkeqësisht i anës tonë. Du të them të vërtetën. Fizikisht nuk më kanë maltretu, por nëse ekzistojnë sharjet më të këqijat në botë, ato mu bënë… Absolutisht unë nuk kisha njohuri për emrin e tij. E mora vesh që është Januz Loshi, që është i Padalishtës, një fshat në Skenderaj atje dhe sharjet më të rënda, më të poshtra … Shante në gjithçka edhe në buburreca të shtëpisë, krejt çka ka gjallesa, në miza të shpisë, në ato të shante, le më nanë e babë e motër e vlla e qysh thonë me rod, por edhe gjallesat brenda mureve të shtëpisë… Këto kanë qenë fyerjet më të rënda”.
“Sharjet ishin të padurueshme”, shton Koci, teksa tregon më tej se çka i tha më tutje hetuesi shqiptar i regjimit.
“Ti s’je patriot, ti kurrë ski me gëzu ketë, ti je irredentist, ti je nacionalist, familja jote është kështu ka qenë e njohur kështu, juve duhet me ju vra, juve duhet me ju pushkatu, juve s’duhet me ju lanë me jetu”.
Nga Mitrovica Koci transferohet në Prishtinë.
Pas transferimit në Prishtinë, Koci u përball me një tjetër hetues të UDB-së, Sabah Muhaxheri, i cili përpiqej ta frikësonte me metoda të ndryshme, por pa përdorur dhunë fizike.
“Pasditen e 17 prillit më kanë pru në Prishtinë. Këtu jam ballafaqu me një punëtor të sigurimit (UDB-së), një Sabah Muhaxheri”, ka treguar Koci, teksa shton se nuk kishte pasur dhunë fizike nga ky UDB-ashë shqiptar.
“Është mundu në forma të ndryshme me më friksu, me fol. Kur erdh tash me ato metodat e veta, e kish pas njëfarë unaze, njëfarë myhyri të madh, e hoqi e futi në fiokë të tavolinës, e heku edhe revolverin… E heku edhe atë shufrën metalike dhe po e qet shufrën përpara dhe tha: ‘merre lapsin dhe letrën e shkruaj çka din ti për ato që kanë ndodh deri tash. Shkruaje emrin dhe mbiemrin’. Unë e shkruajta dhe e lash lapsin. E mori e kqyri dhe tha ‘s’paske shkru kurgjo’. I thash. sen s’di. Dhe unë kam qenë i bindur në atë që s’flas kurgjo dhe sen s’di dhe kemi vazhdu edhe nja 2-3 orë ashtu dhe tek të nesërmen e asaj dite kanë filluar ato torturat”, ka shtuar Koci.
E në Prishtinë është famëkeqi Asllan Sllamniku me Bashkim Kursanin e Lutfi Ajazin
Sipas eprorit të UÇK-së, Sllamniku ka qenë një xhelat për të burgosurit politik shqiptar.
“Kanë fillu torturat nga Asllan Sllamniku. Sllamniku ka qenë një xhelat. S’di fjalë më të rëndë. Ai ka qenë xhelat për të burgosurit politikë. Në Prishtinë ka vepru. Ai ka punu edhe pas viteve 90-ta. Pas luftës nuk e di çka ka ndodhur. Ai ka qenë në mesin e atyre që është çnjerëzisht. S’ka kqyr ku po të godet. Nga ajo ditë, për pesë muaj nuk është ndalë tortura, asnjë natë s’është ndalë ndaj meje, prej Asllan Sllamnikut, Bashkim Kursanit, Lutfi Ajazit. Po, baba i Shpend Kursanit. Më burtalët ishin, këta të tre”, tregon Koci në “Debat Plus”.
Kështu nga ajo ditë e muajit prill deri më 27 gusht të atij viti (1981) Kocit nuk i ndalet torturua nga famëkeqi, Asllan Sllamiku së bashku me dy shqiptarë të tjerë të UDB-së, Bashkim Kursani e Lutfi Ajazi.
Koci thekson se Koci ka thënë se Bashkim Kursani është babai i Shpend Kursanit me të cilin thotë se e ka pasur një debat kohë më parë.
“Nga ajo ditë deri më 27 gusht kur ka filluar gjykimi (3 ditë ka zgjatë gjykimi) As një natë nuk është nal tortura ndaj meje prej Asllan Sllamnikut, prej Bashkim Kursanit, prej Lutfi Ajazit dhe njëfarë Ramqe që nuk e di a ka qenë shqiptarë a i najë përkatësie etnike tjetër”, ka treguar më tej Koci, teksa thekson se këta kanë qenë më brutalët ndaj tij.
“Me të lidh për radiatori, me të lidh për karrike, në pjesën e sipërme të shputës së këmbës me të sjell me shufër në të derisa u ajke, me të qit kryp përmi pastaj e me ti shkel. Të nesërmen përsëritej e njëjta. Me të desh gjysmë lakuriq edhe me të malltretu, me të torturu. Këto kanë ndodh. Kanë ndodh prej qëtyne(emrave të përmendur të UDB-ashëve)”, ka shtuar Koci.
Ndonëse Sllamniku, Kursani e Ajazi ndanin të njëjtën etni sikurse Koci, ata nuk ndonjë shfaqën shenjë pendese.
“Asnjëherë nuk ka pas shenjë pendese, përkundrazi mburreshin”,tha Koci. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme