LAJMI I FUNDIT:

ISIS pranon vdekjen e liderit, emëron pasardhësin e tij

ISIS pranon vdekjen e liderit, emëron pasardhësin e tij

ISIS pranoi vdekjen e liderit të saj të mërkurën dhe konfirmoi pasardhësin e tij.

Filiali i medias i grupit, al-Furqan, publikoi një audio mesazh nga një zëdhënës i ISIS-it, duke njoftuar vdekjen e liderit, i cili ishte u emëruar në muajin mars.

“Njoftoj dhe vajtoj për shtetin islam dhe luftëtarët e shtetit të plotfuqishëm islam, (mungesën) e emirit të besimtarëve dhe kalifit të myslimanëve Abu al-Hasan al-Hashmi al- Qurayshi… ai u vra duke luftuar kundër armiqtë të Zotit”, tha zëdhënësi Abu Omar al-Muhajer në mesazhin e lëshuar të mërkurën.


Abu Ibrahim al-Qurash

ISIS nuk e bëri të qartë se kush e vrau komandantin e grupit ose ku, raporton cnn.

Grupi shpalli pasardhësin e tij, i cili do të jetë Abu al-Husain al-Husaini al-Quraishi. Dihet pak për të, por grupi e përshkroi atë si një “luftëtar të vjetër” pa përmendur detaje të mëtejshme.

Udhëheqësi i ndjerë u emërua nga ISIS në mars të vitit 2022 pasi presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi vdekjen e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi në një operacion ushtarak në veriperëndim të Sirisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Kalo në kategori