LAJMI I FUNDIT:

Ishte duke dhënë intervistë kur mësoi për lajmin e madh, reagimi i Zelensky kur kupton se Gjermania ka miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë

Ishte duke dhënë intervistë kur mësoi për lajmin e madh, reagimi i Zelensky kur kupton se Gjermania ka miratuar dërgimin e tankeve në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Gjermani.

Derisa po fliste për luftën në Ukrainë përballë gazetares britanike Kay Burley, ai mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


“Jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të marrë”, shtoi Zelensky.

Zelensky falënderon Scholzin për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë
Lexo po ashtu Zelensky falënderon Scholzin për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë

“Para se gjithash dua të falënderojë botën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Por nëse flasim sinqerisht, duhet të jetë numri i madh i tankeve që duhet të dërgohen në Ukrainë”, tha ndër tjera presidenti ukrainas.

Ndryshe sot kancelari gjerman ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, pavarësisht se në fillim ishte skeptik dhe kishte frikë se ky veprim mund të çojë në përshkallëzimin e luftës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Vritet i dyshuari pasi sulmoi një pjesëtar të xhandarmërisë pranë ambasadës izraelite në Beograd

Serbia
Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Warren Buffett bën ‘një ndryshim të testamentit’ - ja se si do të shpenzohen rreth 130 miliardë dollarët, pas vdekjes së tij

Botë
Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika - pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Botë
Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën

Njihuni me qytetin suedez që po shet tokën "për çmimin e një filxhani kafeje"

Evropa
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president

Botë
Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Çfarë tha Erdogan rreth rivendosjes së lidhjeve diplomatike të Turqisë me Sirinë?

Evropa
Kalo në kategori