Të enjten në mbrëmje në Bahnhofstrasse në Aarau të Zvicrës ishte duke ndodhur një kontroll trafiku.

Policia donte të ndalte në orën 22.30 një Audi A5 të zi - në timonin e të cilit, sipas mediave zvicerane ishte një kosovar.


Por, siç thuhet tutje, në vend se të ndalonte, 30-vjeçari i dha veturës dhe u arratis.

Dhe sipas blick.ch, përcjell Telegrafi, ngjarja nuk përfundoi me kaq.

dd2 2

Para se policia të ishte të ndiqte atë, shoferi shkoi drejt një kryqëzimi dhe pavarësisht dritës së kuqe në semafor, vazhdoi – duke u përplasur me një Mercedes.

Si rezultat, Audi u përplas më tej me një mur.

Sipas të dhënave të mëtejshme, shoferi 19-vjeçar i Mercedes dhe pasagjeri në të mbetën të palënduar.

Siç doli, 30-vjeçari ishte shumë i dehur dhe prokuroria urdhëroi marrjen e një mostre të gjaku dhe të urinës dhe hapi një hetim penal.

Në fund, mediumi zviceran blick.ch shkruan se shuma totale e dëmeve, sipas vlerësimeve fillestare, arrin në rreth 100,000 franga. /Telegrafi/