Ishin nisur për në kishë që të martohen, por rrugës për në destinacionin e caktuar dyshja nga Penssylvania humbën jetën kur vetura e tyre u përplas me një kamion dhe traktor, dhe mjeti i tyre u përfshi nga zjarri.

Dyshja Kathryn M. Schurtz, 35-vjeçe dhe Joseph D. Kearny, mbetën të vdekur në vend si pasojë e goditjes së drejtpërdrejt në autostradën 78 në Pittsburgh, transmeton Telegrafi.


1 161

Si pasojë e aksidentit janë lënduar edhe tre persona tjerë, pasi që shoferi i kamionit nuk arriti të frenojë me kohë. Por, edhe pas shumë përpjekjeve për t'i shpëtuar zjarrfikësit nuk arritën t'i nxjerrin të gjallë dyshen.

3 60

Raportohet se qindra dasmorë ishin mbledhur dhe po prisnin me padurim në kishë nusen dhe dhëndrin. /Telegrafi/

4 46

5 39

6 32

7 23