Të paktën pesë studentë humbën jetën dhe tre tjerë u lënduan rëndë, kur rrethoja mbrojtëse e katit të katërt të universitetit të Bolivisë u shemb.
Një grup i të rinjve në universitetin El Alto ishin mbledhur për të protestuar, kur rrethoja mbrojtëse në të cilën ishin mbështetur u këput, transmeton Telegrafi.
Pamjet amatore shfaqin momentin kur të rinjtë që po tentonin të futeshin brenda një salle, fillojnë të bien nga kati i katërt.
Nga ky incident dy femra dhe një mashkull kanë mbetur të vdekur në vend, derisa pesë meshkuj janë dërguar për tretman në spital. Mediat lokale raportojnë se dy prej tyre kanë ndërruar jetë në spital.
Në anën tjetër, policia ka filluar hetimet lidhur me shkakun që çoi në thyerjen e rrethojës mbrojtëse, e presidenti bolivian Luis Arce i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fWFNxK25GgU