Ishin duke punuar në një shtëpi private në Prizren, dy punëtorë rrëzohen nga lartësia

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit janë rrëzuar nga shtëpia private në të cilën po punonin.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:40, në rrugën “Afrim Bytyqi” në Prizren.
"Viktimat u rrëzuan nga lartësia 1.5 metra. Njëri nga ta pësoi frakturë në këmbë, ndërkaq tjetri është lënduar në abdomen, nga një armaturë", thuhet në njoftim.
Të lënduarit janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Rasti është nën hetime. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































