Ish-ylli i Real Madridit dhe Evertonit, James Rodriguez dëshiron që Liverpooli të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve
![Ish-ylli i Real Madridit dhe Evertonit, James Rodriguez dëshiron që Liverpooli të fitojë finalen e Ligës së Kampionëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/05/james-rodriguez-1-780x439.jpg)
James Rodriguez ka rrezikuar zemërimin e tifozëve të Real Madridit dhe Evertonit pasi mbështeti Liverpoolin për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Liverpooli do të përballet me Real Madridin në finale në Stade de France në Paris më 28 maj.
Është një përsëritje e finales së vitit 2018 në Kiev, kur Gareth Bale shënoi dy gola për të vulosur fitoren 3-1 për klubin spanjoll.
Pavarësisht se ka kaluar gjashtë vjet në Madrid më herët në karrierën e tij, Rodriguez thotë se dëshiron që Liverpooli të fitojë finalen e këtij sezoni për bashkëlojtarin e tij nga Kolumbia, Luis Diaz.
“Unë dua që Liverpool të jetë kampion. Kam shumë miq në Real Madrid dhe është një ekip i vështirë për këtë lloj ndeshjeje, por dua që Lucho (Diaz) të fitojë”, ka thënë Rodriguez për gazetarin kolumbian Pipe Sierra.
Rodriguez thuhet se ndihmoi të bindte Diazin që t’i bashkohej Liverpoolit në një transferim prej 37 milionë funtesh nga Porto në janar.
Tottenham Hotspur ishte fillimisht favorit për të nënshkruar me Diaz përpara se ai të zgjidhte një lëvizje në Anfield.
Sipas The Mirror, Diaz foli me Rodriguez dhe ish-sulmuesin e Manchester Unitedit dhe Chelseat, Radamel Falcao, të cilët e këshilluan atë të bashkohej me Liverpoolin.
Diaz ka impresionuar që kur mbërriti në Merseyside, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në 22 ndeshje për Reds.
Komentet e fundit të Rodriguez nuk ka gjasa të shkojnë mirë te Real Madridi, te të cilët ai shënoi 37 gola në 125 paraqitje midis viteve 2014 dhe 2020.
Ai gjithashtu është gati të zemërojë tifozët e Evertonit, të cilëve iu bashkua në një transferim të lirë pasi u largua nga Bernabeu.
Rodriguez u bë shpejt një i preferuar i tifozëve në Goodison Park, por do të kalonte vetëm një sezon me Toffees, duke shënuar gjashtë gola në 26 paraqitje, përpara se të largohej për klubin e Katarit Al Rayyan në shtator. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/chl-780x439.png)
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
![Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-780x439.png)
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit
![Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhaka-12-780x439.jpg)
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar
![Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/lewandowski-barca-780x439.png)
Lewandowski 'godet' me deklaratën e fundit lojtarët e rinj të Barcelonës
![Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kai-havertz-780x439.png)
Ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, publikohen pamjet se si çalon Kai Havertz
![Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collina-2-780x439.jpg)
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re