LAJMI I FUNDIT:

Ish-prokurori i Serbisë për krime lufte: Vuçiqi le të tregojë të vërtetën që di për masakrën në kafenenë ‘Panda’ në Pejë

Ish-prokurori i Serbisë për krime lufte: Vuçiqi le të tregojë të vërtetën që di për masakrën në kafenenë ‘Panda’ në Pejë

Ish-prokurori për krime lufte i Serbisë, Vladimir Vukçeviq, ka thënë se edhe pse e di mirë se kush i ka vrarë, kërkon më shumë detaje nga Aleksandar Vuçiq për masakrën që ndodhi më 14 dhjetor të vitit 1998, në kafenenë “Panda” në Pejë, kur u vranë gjashtë të rinj serbë.

Kështu, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai i ka bërë një kërkesë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të tregojë se kush janë autorët e vrasjeve, duke pretenduar se e di më mirë se Vuçiqi se kush i ka vrarë dhe kush qëndron prapa këtij akti, por se është Vuçiqi ai që duhet të tregojë.

Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale
Lexo po ashtu Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale

“Presidenti ynë tha se nuk do të na tregonte se kush ishte sepse pati një jehonë të tmerrshme dhe ai e di këtë”, citohet të ketë thënë Vukçeviq.


Siç kujton mediumi serb “Danas”, në kafenenë “Panda” dy sulmues të maskuar vranë Zoran Stanojeviq (18), Ivan Radeviq (24), Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetislav Ristiq (18) dhe Dragan Trifunoviq (18).

Rasti "Panda", rrëfimi i ish të burgosurit për përjetimet mizore në burgjet serbe - u propozua që lokali të shpallet muze
Lexo po ashtu Rasti "Panda", rrëfimi i ish të burgosurit për përjetimet mizore në burgjet serbe - u propozua që lokali të shpallet muze

Veç tyre, të plagosur kishin mbetur tre të tjerë.

“Deri më 28 dhjetor 2013, familjarët e djemve të vrarë ishin të bindur se krimi ishte kryer nga anëtarë të UÇK-së. Mirëpo, zëvendëskryeministri i atëhershëm i Serbisë dhe shefi i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq, në një emision në TV Pink tha: Krimin në ‘Panda’ nuk e kanë bërë shqiptarët siç ne kemi besuar deri tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”, shkruan më tej Danas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori