LAJMI I FUNDIT:

Ish-ministri Murati: Shkarkimi u provokua nga vetë Kurti, shkak dialogu me Serbinë

Ish-ministri Murati: Shkarkimi u provokua nga vetë Kurti, shkak dialogu me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka nxjerrë një dekret përmes të cilit i ka propozuar Kuvendit, Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër.

Referuar këtij dekreti, Hoti duhet që brenda afatit 15 ditor t’ia propozojë Kuvendit të Kosovës përbërjen e qeverisë së tij dhe të kërkojë votimin e saj.

Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar duke depozituar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Thaçit, të cilin e quajtën antikushtetues. Pikërisht nga vendimi që do të japë kjo gjykatë pritet të përcaktohet rrjedhja e zhvillimeve politike.


Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim dhe ish-ministër i Diasporës shprehet se  kushtetuesja mund të dalë me një vendim të përkohshëm duke bllokuar mbajtjen e seancës së  jashtëzakonshme për votimin e qeverisë re, por nga ana tjetër në mungesë të një vendimi të tillë Vetëvendosja mund të mos lëshoi zyrat e qeverisë.

“Herët e tjera kur kemi pas mocion mosbesimi forcat politike nuk kanë pasur interes që të formojnë qeveri dhe ndaj kanë shkuar në zgjedhje, por në këtë rast forcat politike përveç VV-së nuk kanë interes që të shkojnë në zgjedhje. Kushtetuta ka një zbrazëti dhe që e ka shfrytëzuar z. Kurti, ka një mungesë afati kur Presidenti kërkon emrin për kryeministër. Kushtetuta nuk jep afat dhe ai e ka shfrytëzuar këtë duke mos dërguar emër”, shprehet Murati, në euronewsalbania.

Sipas tij ngjarjet e fundit kanë qenë të parashikuar dhe se  gjitha ka qenë më shumë një lojë taktike e z. Kurti për të rritur mbështetjen për Lëvizjen Vetëvendosje. Shkak thotë ish-ministri është çështja e dialogut me Serbinë, ku VV nuk pranon që negociatat të udhëhiqen nga Presidenti Thaçi siç imponon SHBA.

“Kurti i provokoi rrëzimin e qeverisë mbi të gjithë për dialogun me Serbinë. Të gjithë e dinin se puna e parë do të ishte dialogu me Serbinë por të gjithë e kanë injoruar. Askush nuk e ka përmendur dialogun ose e kanë përmendur shkarazi. Kjo ishte një lëvizje taktike e z. Kurti për të rritur më tej Vetëvendosjen. Në kontekstin e dhënë ishte provokim i Kurtit pasi nuk dëshironte të bëhej pjesë e dialogut me Serbinë. SHBA mendon se dialogun duhet ta prijë z. Thaçi, gjë për të cilën Kurti nuk është dakord. Formatin e cakton SHBA, nuk e cakton qeveria”, deklaroi ish-ministri i Diasporës në Kosovë.

Sipas Muratit duke qenë se marrëveshja me Serbinë mund të shkojë shumë lart, në këto momente do të ishte e nevojshme krijimi i një qeverie t unitetit kombëtar, të drejtuar nga Albin Kurti me detyrë kryesore përfundimin e dialogut me Serbinë. “Ky është një gur i rëndë në shpinën e Kosovës, që e ka të vështirë të funksionojë si shtet pa e mbyllur këtë çështje”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Berisha nga

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Kalo në kategori