LAJMI I FUNDIT:

Ish-legjenda e Real Madridit ‘godet Xavin: Ai nuk ishte gati për t’u bërë trajner i Barcelonës

Ish-legjenda e Real Madridit ‘godet Xavin: Ai nuk ishte gati për t’u bërë trajner i Barcelonës

Ish-legjenda e Real Madridit, Guti, ka akuzuar Xavin se ka marrë drejtimin e Barcelonës në kohë të gabuar dhe ishte kundër vendimit të tij për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Në janar, Xavi kishte njoftuar për vendimin e tij që të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Vendimi i tij është përcjellur me reagime të forta në futbollin spanjoll dhe tani ish-mesfushori i Real Madridit, ka qenë i fundit që ka reaguar.

Guti e ka ‘goditur’ Xavin në një paraqitje në televizionin e njohur spanjoll El Chiringuito, duke thënë se ai nuk ishte gati për t’u bërë trajner i Barcelonës.


“Xavi Hernandez nuk ishte i përgatitur për të ardhur tek Barcelona. Ai ka menduar se gjithçka do të ishte shumë e lehtë, jo. Kur ju merrni licencën në Katar dhe stërviteni në një ndeshje ku marrin pjesë 300 persona. Nuk është e njëjta që të ulesh në stolin e Barcelonës, ky është realiteti”, ka thënë Guti.

Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Xavit dhe reagimet e tyre për punën e trajnerit te Barcelona
Lexo po ashtu Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Xavit dhe reagimet e tyre për punën e trajnerit te Barcelona

Pasi fituan La Ligan sezonin e kaluar, blaugranasit kanë pasur vështirësi të mëdha në aspektin financiar këtë sezon. Ata gjejnë veten tetë pikë larg liderit Real Madridit dhe tashmë janë eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Legjenda e Barcelonës do të qëndrojë në klub deri në fund të sezonit, kur atëherë katalunasit pritet që të emërojnë trajnerin e ri.

Emra si Hansi Flick, Thomas Tuchel dhe Rafa Marquez, që të gjithë janë lidhur me një kalim tek Barcelona, stoli i së cilës do të mbetet vakant së shpejti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Revolucioni i Guardiolas te Man City: Tre yjet që i do në Etihad për sezonin e ri

Premier League
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve

"Figo 2.0?", Lamine Yamal pyetet nëse do të transferohej te Real Madridi

La Liga
Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

Dy top lojtarë kërkojnë të largohen nga Real Madridi qysh në verë

La Liga
Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

Krahasimet me Lamine Yamal, vjen reagimi i parë nga Neymar

La Liga
Kalo në kategori