LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i Apelit: Të dyshuarit për sulmin me thikë në Ferizaj t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Ish-kryetari i Apelit: Të dyshuarit për sulmin me thikë në Ferizaj t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik

Ish-kryetari i Apelit, Hasan Shala, ka thënë se i dyshuari për sulmin e rëndë me thikë në Ferizaj, ku katër persona mbetën të plagosur, përfshirë dy fëmijë, duhet të kalojë në një kontroll të plotë psikiatrik.

Shala ka theksuar se populli kosovar nuk njihet ndërkombëtarisht për krime me sfond racist, prandaj çdo sinjal që sugjeron ndryshe do të ishte një dëm i madh për reputacionin e vendit.

“Nëse ne ndërkombëtarisht na del një zë që e kemi edhe racizmin, atëherë konsideroj që është problem për ne dhe një dëm shumë i madh për vendin”, ka deklaruar Shala për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.


Ndërkohë, edhe avokati Arbër Jashari, ka kërkuar që të kryhet një ekzaminim psikiatrik për të dyshuarin, për të përcaktuar nëse ai vuan nga ndonjë çrregullim të personalitetit apo sëmundje mendore.

Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë
Lexo po ashtu Sulmi me thikë në Ferizaj, Skenderi: Viktimat janë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, autoritetet të reagojnë me urgjencë

‘“Është e pakuptueshme sesi një njeri me vetëdije të plotë e me logjik të shëndosh nuk bën të tilla krime”, ka deklaruar ai.

I dyshuari, i cili u dorëzua në polici të martën, më parë kishte vuajtur dënim për vrasjen e një gruaje.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin F.I., 62-vjeçar. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori