LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri japonez kishte pësuar dy plagë me armë zjarri në qafë

Ish-kryeministri japonez kishte pësuar dy plagë me armë zjarri në qafë

Ish-kryeministri Shinzo Abe – kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe një figurë me ndikim të qëndrueshëm – vdiq pasi u qëllua në një ngjarje të fushatës të premten në një sulm që tronditi një komb ku dhuna politike dhe dhuna me armë është e rrallë.

Siç bëhet e ditur, Abe, 67-vjeçar, u qëllua nga një distancë prej rreth 3 metrash me atë që dukej të ishte një armë zjarri e bërë vetë në qytetin perëndimor të Nara-s, teksa po mbante një fjalim fushate në një vend në ambient të jashtëm për Partinë e tij Liberale Demokratike në pushtet përpara zgjedhjeve të së dielës për dhomën e lartë, transmeton Telegrafi.

Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë
Lexo po ashtu Pamje të reja të vrasjes së ish-kryeministrit japonez, njëri nga rojet përpiqet të bllokojë plumbat me çantë

Videoja dhe imazhet nga vendi i ngjarjes treguan ish-kryeministrin duke u rrëzuar përtokë, me gjak në këmishën e tij, pasi u dëgjuan dy shpërthime të forta.


Abe u transportua me helicopter në Spitalin Univeristar Mjekësor Nara, ku nuk kishte shenja vitale pas mbërritjes, tha në një konferencë shtypi Hidetada Fukushima, mjekja që trajtoi Abe-n.

Ish-kryeministri ka pësuar dy plagë me armë zjarri në qafë dhe lëndime në gjoks. Ai u shpall i vdekur në orën 17:03, pak më shumë se pesë orë pasi u qëllua.

Vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe
Lexo po ashtu Vdes ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe

Kryeministri aktual, Fumio Kishida, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm nën qeverisjen e Abe-s, denoncoi humbjen e “mikut të tij të mirë” në atë që ai e përshkroi si një akt “barbarie të neveritshme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori