LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryebashkiakun e Lushnjes shpallet sërish fajtor, por i shpëton burgut

Ish-kryebashkiakun e Lushnjes shpallet sërish fajtor, por i shpëton burgut

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe për “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

Tushe u dënua me 1 vit e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul në 1 vit. Ndryshe nga SPAK, që kërkoi vetëm dënim me burg, përfundimisht gjykata ka vlerësuar të pezullojë ekzekutimin e dënimit me burg për Tushen, duke e lënë atë në Shërbim Prove për dy vite.

Në janar 2024 ish-kryebashkiaku i Lushnjës doli nga burgu, pasi përfundoi një dënim për “shpërdorim të detyrës” në dy raste.


Sipas SPAK, Tushe nuk ka deklaruar në ILDKPI një apartament 82.3 m2 në Lungomare, Vlorë, një borxh të marrë, si edhe 2 automjete në një vlerë në total prej gati 50 mijë euro.

Dënimi i ishte kundërshtuar nga avokati i Tushës, Dritan Trifka. Në konkluzionet përfundimtare avokati i ka kërkuar gjykatës pezullim të dënimit me burg dhe lënien e klientit në Shërbim Prove. Avokati ka sjellë si raste analoge kërkesat e SPAK për ish gjyqtarët Fatos Lulo dhe Bashkim Dedja, të gjykuar për të njëjtën akuzë dhe për të cilët SPAK ka kërkuar dënim alternativ dhe jo burg. Në këtë proces Tushe është hetuar dhe gjykuar pa asnjë masë sigurie.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori