Në një opinion të publikuar në Bloomberg, ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën, James Stavridis, analizon rëndësinë strategjike të Ballkanit dhe mënyrat për të mbajtur larg ndikimin e Rusisë dhe Kinës nga rajoni.
Stavridis fillon duke përshkruar historinë e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar Ballkanin si një rajon me një histori të ndërlikuar dhe shpërthime të shpeshta të dhunës.
Ai rikujton se kur ishte komandanti suprem i NATO-s, kishte nën urdhër 15,000 trupa nga 20 vende, të cilët kontribuuan në ruajtjen e paqes mes dy vendeve në fillim të viteve 2010.
Sipas tij, urrejtja mes serbëve të krishterë dhe kosovarëve myslimanë ka rrënjë të thella historike që datojnë që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Perandorisë Osmane.
“Në fillim të viteve 2010, kur unë isha komandanti suprem i NATO-s, ne kishim 15,000 trupa nga 20 vende që ndihmonin për ta mbajtur një paqe të pakëndshme midis Serbisë dhe Kosovës – kjo e fundit një rajon i shkëputur nga i pari që SHBA e njeh si shtet sovran. Armiqësia buronte nga konflikti shekullor midis të krishterëve serbë dhe kosovarëve myslimanë – që daton që nga rënia e Perandorisë Bizantine dhe ngritja e Turqisë Osmane. Ndjeja urrejtjen e rrënjosur thellë sa herë që e vizitoja rajonin, gjë që e bëra dhjetëra herë. “Shumë histori”, më tha një udhëheqës kosovar”, shkruan Stavridis.
Këto tensione mbeten të larta edhe sot, veçanërisht në kufirin Serbi-Kosovë dhe në Bosnjë, pavarësisht një pranie më të vogël të forcave paqeruajtëse të NATO-s.
Ish-komandanti i NATO-s thekson rritjen e ndikimit të Kinës në rajon përkrah Rusisë, duke e përshkruar Serbinë si një pikë hyrëse strategjike për Pekinin.
Marrëveshjet tregtare mes Serbisë dhe Kinës, si dhe lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë përmes fesë dhe tregtisë, janë arsye për shqetësim për botën demokratike, thotë Stavridis.
“Serbia është vendi më konfliktual në rajon. Nga njëra anë, serbët kanë afinitete të rëndësishme kulturore dhe historike me Rusinë e Vladimir Putinit. Ata ndajnë një lidhje të fuqishme fetare përmes kishave ortodokse ruse dhe serbe dhe janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Dhe në maj, Presidenti Xi Jinping i Kinës bëri një udhëtim të profilit të lartë për ta nënshkruar një marrëveshje tregtare me Beogradin”, tregon ai.
Stavridis vlerëson edhe vizitën e presidentit francez, Emmanuel Macron në Serbi dhe shitjen e avionëve luftarakë “Rafale”, duke e parë këtë si një hap drejt afrimit të Serbisë me Perëndimin.
Ai nënvizon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka një rol kyç në këto zhvillime dhe se ai është një lider pragmatist që mund të udhëheqë vendin drejt NATO-s dhe BE-së në të ardhmen.
“Serbët kanë parë gjithashtu disa vende të Ballkanit që kanë arritur anëtarësimin në NATO (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi) dhe BE (Kroacia dhe Sllovenia). Kjo i jep shtysë idesë që Serbia, në thelb trashëgimtare e Jugosllavisë së vjetër, të vijë drejt Perëndimit”, shkruan ai.
Në përfundim, Stavridis sugjeron një angazhim më të madh të NATO-s në Ballkan për të forcuar lidhjet me Serbinë dhe për të penguar planet e Putinit dhe Xi-së në këtë rajon strategjik të Europës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Mickoski paralajmëron një investim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Paraburgim për një person në Shkup, dyshohet për vjedhje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania