LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i peshave të rënda, George Foreman: Bruce Lee ka mundur të ishte kampion botëror i boksit

Ish-kampioni i peshave të rënda, George Foreman: Bruce Lee ka mundur të ishte kampion botëror i boksit
George Foreman, Bruce Lee (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram/brucelee)

Bruce Lee ka mundur të bëhet kampion i botës në boks – ka deklaruar një prej legjendave të këtij sporti, George Foreman.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, më 20 korrik, ka dalë në shitje libri “Bruce Lee: The Life of a Legend” (“Bruce Lee: Jeta e një legjende”).

Lee, i cili vdiq në vitin 1973 si pasojë e një dëmtimi trunor, këtë vit do të mbushte 80 vjet.


(Foto: Instagram/brucelee)

Ndërsa duke i shikuar disa lëvizje të legjendës, 71-vjeçari Foreman pohon se aktori i ndjerë ka mundur të bëhej shumë i suksesshëm në boks.

Dragoi i pavdekshëm: 14 gjëra që nuk i keni ditur për Bruce Lee (Foto/Video)
Lexo po ashtu Dragoi i pavdekshëm: 14 gjëra që nuk i keni ditur për Bruce Lee (Foto/Video)

“Ai ka mundur të bëhej gjithçka. Në kategorinë e peshës së tij, ai do të ishte bërë kampion boksi. E mbaj mend, ndodhesha në Havai në vitin 1973 dhe shkova ta shoh filmin ‘Enter the Dragon’”.

“Kur u largova nga filmi, në gjithë shpinën time kisha dridhje! Unë isha kampion i botës në kategorinë e peshave të rënda, mirëpo gjithçka që mund të thosha ishte: ‘Uau’!”.

“Isha i shokuar! I gjithë publiku ishte i habitur. Bruce Lee ndryshoi gjithçka!”, ka deklaruar Foreman.

Pamjet e mahnitshme që tregojnë përballjen e parë reale dhe të vetme të Bruce Lee
Lexo po ashtu Pamjet e mahnitshme që tregojnë përballjen e parë reale dhe të vetme të Bruce Lee

George Foreman, i cili u pensionua nga boksi në vitin 1997 (si 48 vjeçar), ka qenë kampion i dyfishtë në kategorinë e peshave të rënda, me rekord prej 76 fitoresh dhe pesë humbjeve. /Telegrafi/

(Foto: Roger Kisby/Getty Images for Hublot/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Lisian Thaqi, talenti nga Peja ftohet nga Bayern Munichu

Ndërkombëtare
Kalo në kategori