LAJMI I FUNDIT:

Ish-hetuesi Mehmeti: Kryesit e grabitjeve, persona të depërtuar nga vende të perëndimit

Ish-hetuesi Mehmeti: Kryesit e grabitjeve, persona të depërtuar nga vende të perëndimit

Ish-hetuesi Murat Mehmeti ka shprehur shqetësimet e tij rreth grabitjeve në Kosovë, duke theksuar se grupet kriminale po perfeksionohen dhe tregojnë një rritje shqetësuese të aktiviteteve kriminale.

Një ditë pas grabitjes së armatosur në Suharekë, Mehmeti ka shtuar se nuk është hera e parë që shohim një grabitje, duke theksuar se pas dështimit të sistemit të drejtësisë, grupet kriminale po e rrisin nivelin e tyre të organizimit.

Ai ka përmendur se shumë nga kryesit e veprave të grabitjeve janë njerëz të depërtuar nga vende të perëndimit.


Gjithashtu, ai ka rikujtuar një incidenti të vitit 2001 në Mitrovicë, ku kryesit e veprave u kapën në flagrancë me një shumë prej 500 mijë euro në çantë.

Pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë: Grabitësit lanë njolla gjaku në lokal, flisnin shqip në dialekt vendor
Lexo po ashtu Pronari i argjendarisë së grabitur në Suharekë: Grabitësit lanë njolla gjaku në lokal, flisnin shqip në dialekt vendor

“Nuk është rasti i parë i grabitjes, kemi parë edhe grabitje të tjera në Prishtinë, grupet janë perfeksionuar, do të thotë shumë janë kryesit e veprave edhe atëherë, edhe tash, janë njerëzit të cilët janë të depërtuar nga perëndimi. Grabitjet e bankës në Mitrovicë ka qenë dita e fundi kur është ndërruar marka me euro dhe kryesit e veprave janë kapur në flagrancë me 500 mijë euro në çantë. Paraprakisht po tregoj që të enjten ka ndodhur grabitja, të shtunën i kanë pasur 5 emrat të cilët kanë me e grabitë bankën”, ka deklaruar Murati.

“Dështimi i veprave penale, për fat keq ata grabitës të dy punojnë roje në një kompani publike. Po flas mbas dënimit, ata është dashur të rehabilitohen dhe jo të punojnë roje në kompani publike ku ruhet pasuria e shtetit”, ka deklaruar ai tutje ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori