Faton Hajrizi është arratisur me 6 korrik nga burgu i Smrekonicës në Kosovë.
E për arratisjen e tij, ish-ushtruesi i detyrës i drejtorit të Përgjithshëm të ShKK-së, Shemsi Hajrizi deklaroi se është “habitur” nga mënyra e transferimit nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese Smrekonicë.
“Janë për brengosje rastet e ikjes dhe arratisjeve. Më ka habitur rasti i Faton Hajrizit. Qysh e kanë transferu nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. I kemi propozuar ministrit atëkohë, Hajredin Kuçit me nxjerrë një vendim me kufizu personat që do të transferojmë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Edhe atë në 2 vite të dënuarit me veprat penale “lehta dhe të shkurtra” ose me dënimi i mbetur të ishte dy vite”, shtoi Hajrizi në RTV Dukagjini.
Hajrizi shtoi se dënimi i mbetur i Faton Hajrizit edhe shtatë vite e gjysmë dhe të transferohet në Smrekonicë është për të habitur.
Hajrizi ka treguar edhe dallimin mes të larguarit dhe të arratisurit, teksa ka shtuar se arratisja është vepër penale e dënueshme deri në tri vite burgim.
Derisas Kreshnik Gashi nga BIRN për arratisjet e fundit të personave nga burgjet e Kosovës ka thënë se këto arratisje lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës.
“Janë arratisje që të cilat lidhen me përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës për me i mbajtë këta njerëzz në burgje dhe në siguri, secila prej këtyre arratisjeve lidhet me veprime politike ose me veprime të institucioneve të drejtësisë të cilat në kontekstin ligjor kanë qenë ose të kundërligjshme ose të pamendume mirë,” ka thënë Gashi.
Ai thotë se burgu i Smrekonicës ka qenë i populluar me persona që kanë pasur vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite, ndërsa shton se me ardhjen e kryeministrit Kurti në qeveri kjo rregullore ka ndryshuar.
“Burgu i Smrekonicës ka qenë një burg i cili është popullu vetëm me persona që kanë qenë në vuajtje të dënimit 2 deri në 3 vite ndërsa me ardhjen e qeverisë Kurti është ndryshua rregullorja dhe është mundësu që në këtë burg të vuajnë dënimin personat të cilët janë të dënuar deri në 10 vite burgim apo të cilëve iu ka mbetur dënimi deri në 10 vite burgim.”
Teksa për të burgosurit që dërgohen në Smrekonicë e që kanë dënime më të gjata, Gashi thotë se është veprim i gabuar.
“Veprimi për me hap këtë burg për të burgosur të rrezikshëm që kanë dënime të gjata e ende nuk kanë mbërri procesin e rehabilitimit dhe risocializimit për muaka qenë veprim i gabum dhe duhet me u rishiku dhe rimendu,” tha Gashi.
Teksa shton se pos arratisja e Faton Hajrizit edhe ajo e Enver Sekiraqës është përgjegjësi e shtetit.
Ngjashëm me aratisjet e tjera ku kemi përgjegjësinë sërish të shtetit që nuk ka mbri me i mbajtë në burg njerëzit e tipit të Enver Sekiraqës që është arratis, mirëpo dallimi mes Sekiraqës dhe Hajrizit është se tash shteti nuk po kritikon e te Enver Sekiraqa ka kritiku.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

KFOR-i e EULEX-i rrisin bashkëpunimin për më shumë siguri në Kosovë

Nikolloski: Bullgaria e painteresuar për ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës