LAJMI I FUNDIT:

Ish-drejtori i Barcelonës, Bordas: Mbappe mund të ishte transferuar për 100 milionë euro, por Ferndandez dhe Segura zgjodhën Dembelen

Ish-drejtori i Barcelonës, Bordas: Mbappe mund të ishte transferuar për 100 milionë euro, por Ferndandez dhe Segura zgjodhën Dembelen

Ish-drejtoi i Barcelonës, Javier Bordas ka thënë se Kylian Mbappe mund të ketë qenë zëvendësuesi i Neymar në në Camp Nou, por klubi nuk e bleu.

Neymar u transferua në Paris Saint-Germain në një marrëveshje prej 222 milionë eurosh në verën e 2017, duke lënë një boshllëk në Camp Nou.

Bordas ka shpjeguar se Barca hetoi potencialin e nënshkrimit të Mbappe, por në vend të kësaj zgjodhi të transferonte Ousmane Dembele sepse sekretari teknik Robert Fernandez donte të sillte më shumë një lojtar krahu në skuadrën e tyre.


Emery shpreson që Mbappe dhe Neymar të transferohen në La Liga
Lexo po ashtu Emery shpreson që Mbappe dhe Neymar të transferohen në La Liga

“Kur duhej të nënshkruanim Dembele, agjenti Josep Maria Minguella më telefonoi për të na thënë se Mbappe ishte brenda mundësive”, ka thënë fillimisht Bordas  për Mundo Deportivo.

“Unë fola me Josep Maria Bartomeu dhe ai më tha ta shikoja. E thirra babanë e Mbappes dhe ai më tha që ne nuk do të shkonim në Real Madrid sepse Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Gareth Bale ishin atje dhe se në vend të kësaj ai mund të shkonte në Barca sepse Neymar ishte larguar”.

“Presidenti i Monacos preferoi që ai të nënshkruante për Barcelonën në mënyrë që të mos e përforconte PSG-në, një rival direkt. Dhe transferimi mund të ishte bërë për 100 milionë euro”.

“Robert preferoi Dembelen dhe Pep Segura e mbështeste. Shpjegimi ishte se Mbappe luan për vete dhe Dembele luan për ekipin, dhe meqenëse një anësor si Neymar ishte larguar, Robert preferoi një anësor më shumë sesa një sulmues goli”, përfundoi ish-drejtori i Barcelonës.

Neymar, Mbappe, Salah, Mane: Nëntë zëvendësuesit e mundshëm të Lionel Messit që Barcelona mund të nënshkruajë këtë verë
Lexo po ashtu Neymar, Mbappe, Salah, Mane: Nëntë zëvendësuesit e mundshëm të Lionel Messit që Barcelona mund të nënshkruajë këtë verë

Kjo është një lëvizje për të cilën Barcelona ka jetuar për t’u penduar. Ndërsa Dembele ka treguar shkëlqimin te Rennes dhe Dortmund, ai ka kaluar shumë nga koha e tij në Spanjë në listën e dëmtimeve dhe është paraqitur vetëm 82 herë në tre vjet, duke shënuar vetëm 22 gola dhe 17 asistime.

Katalanasit shpenzuan 105 milionë euro për përfaqësuesin e Francës, i cili tani është 23 vjeç, ndërsa ka pagesa bonuse deri në 40 milion të përfshira në marrëveshje. /Telegrafi

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Kalo në kategori