Diplomatët e huaj nuk e shohin afër fundin e krizës. Druajnë se situata në të cilën është zhytur Maqedonia do të shkojë vetëm drejtë përkeqësimit dhe depresionit qytetar. Qetësi do të ketë vetëm atëherë kur gjithë funksionarët që kanë bërë krime dhe korrupsion të gjykohen dhe dënohen në mënyrë të drejtë. Ish-euro-ambasadori Ervan Fuere dhe ish-ndërmjetësi në bisedime Peter Vanhoutte, kërkojnë të rikujtohen gjitha kritikat dhe vërejtjet në raportet e institucioneve ndërkombëtare ku Maqedonia shihet si shtet me regjim thuajse autoritar, me gjyqësor dhe administratë të politizuar dhe media të kontrolluara nga pushteti, dhe të merret mësim prej tyre se si nuk duhet vepruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Frikësohem se situata është përkeqësuar dhe se demokracia në Maqedoni më nuk ekziston. Vitin e kaluar me marrëveshjen e Përzhinos u lëshua shansi për rivendsojen e demokracisë pasi pjesa më e madhe e zotimeve të partive nuk u përmbushën. Vendimi për abolim është i turpshëm, skandaloz, dhe jep mesazhin sikur kryetari është mbi ligjin dhe se gjithkush që ka shkelur ligjet mund të ikë nga përgjegjësia. Prandaj besoj se kryetari duhet të japë dorëheqje menjëherë”, përcjell Tv Shenja deklaratën e ish-euro-ambasadorit Ervan Fuere.
“Në momentin që i braktisa negociatat i tregova bashkësisë ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Komisionin Evropian në Bruksel se konfilkti vetëm do të thellohet më tepër dhe përkeqësohet….Nuk besoj se kriza aktuale mund të tejkalohet në cilëndo fazë. Fillimisht duhet ti zgjedhim problemet e tanishme që i kemi diskutuar me javë të tëra në grupet e punës, e më pas mund të kosiderojmë organizimin e zgjedhjeve. Dikush propozoi formimin e një Qeverie Teknike por kush do ta zgjedhë përbërjen e asaj Qeverie është pyetja”, ka thënë ish-lehtësuesi në bisedimet mes katër partive politike, Peter Vanhoutte.
Fuere vlerëson se nuk ka kushte elementare për zgjedhje më 5 qershor dhe mbajtja eventuale e tyre do të shkojë në dëm të shtetit dhe qytetarëve.
“Është e qartë se nuk ka kushte për këto zgjedhje. Duhet një qasje më serioze drejt të gjitha kushteve për organizmin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike. Mbajtja e zgjedhjeve në këtë situatë, vetëm më shumë do ta përkeqësoj krizën, dhe nuk do tu ofrojë qytetarëve ndjesinë se shteti po kthehet kah vlerat demokratike”, ka thënë Fuere.
Vanhoutte dhe Fuere e bënë të qartë se nuk do të heshtin atëherë kur situata është për të kritikuar, duke e përkufizuar gjendjen momentale të lirisë së shprehjes si “O je me pushtetin, o shpallesh tradhtarë”.
“Nuk lejojmë që dikush të na heshtë. Kjo pasi që ajo çfarë po ndodhë në Maqedoni është shumë e rrezikshme. Jo vetëm për demokracinë e vendit por edhe të rajonit. Duhet të jemi shumë të kujdeshëm, duhet të risjellim vlerat demokratike ku njerëzit kanë të drejtë të flasin lirshëm duke kontribuar kështu në zhvillimin e shtetit”, ka deklaruar Vanhoutte.
Diplomatët Fuere dhe Vanhoutte shprehën përkrahjen për protestën kundër abolimit të politikanëve duke vlerësuar se ai duhet të dorëhiqet menjëherë së bashku me vendimin e tij për abolim. Përfaqësuesit ndërkombëtar ende nuk e dinë nëse do të ketë rifillim të bisedimeve mes katër partive parlamentare, por theksojnë se në qoftë bisedimet ndërpriten, do të ndërpritet edhe procesi i demokratizimit dhe reformimit të shtetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dje u zgjodh rektori i ri i universitetit “Nënë Tereza”, paralajmërohen ankesa për procesin e votimit

Morën me forcë një person dhe e dërguan në pyll – tre të arrestuar në Prizren

Policia sekuestron 66 pula dhe kafshë në Podujevë – dyshohet se ishin kontrabanduar nga Serbia

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker