LAJMI I FUNDIT:

Ish-burri po e priste, pastaj iu afrua duke i kërkuar të ulte xhamin e veturës – tregohet dinamika e vrasjes së gjyqtares shqiptare (Foto)

Ish-burri po e priste, pastaj iu afrua duke i kërkuar të ulte xhamin e veturës – tregohet dinamika e vrasjes së gjyqtares shqiptare (Foto)

Gjyqtarja më e re e Gjykatës së Shkodrës, 39-vjeçarja Fildes Hafizi, u ekzekutua dje nga ish-bashkëshorti brenda makinës së saj.

Ajo sapo kishte parkuar makinën në zonën e “Xhamllikut”, në Tiranë, poshtë shtëpisë së saj, kur u qëllua me dy plumba në kokë nga babai i fëmijëve, me të cilin ishte e divorcuar, shkruan “Panorama” duke zbardhur sot detaje nga krimi i rende qe tronditi dje kryeqytetin.

Krimi i rëndë, i paralajmëruar edhe dy vjet më parë, ndodhi rreth orës 14:00, në sytë e dhjetëra dëshmitarëve.


Burime nga Policia e Tiranës thanë se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Fadil Kasemi, 53 vjeç, i cili është paraqitur vetë në komisariatin më të afërt, menjëherë pas ngjarjes.

Nga hetimet paraprake dhe pyetja e dëshmitarëve, Kasemi dyshohet të ketë qenë duke e pritur ish-bashkëshorten pranë pallatit ku ajo banon.

Në momentin që ka e ka parë duke parkuar makinën, ai i është afruar nga ana e pasagjerit dhe i ka kërkuar që të ulte xhamin.

Menjëherë ai i ka drejtuar armën, siç ia kishte drejtuar edhe dy herë të tjera më parë dhe 39-vjeçarja ka thirrur, duke kërkuar ndihmë.

Por brenda pak sekondash, ai e ka qëlluar dy herë në kokë, duke mos i lënë mundësinë askujt që të parandalonte ngjarjen. Më pas është larguar qetësisht nga vendi i ngjarjes dhe është dorëzuar në Polici.

KRIMI

Fildes Hafizi, nënë e dy fëmijëve, një djali 16 vjeç dhe një vajze 14-vjeçare, kishte bërë pazarin dhe po kthehej në shtëpinë ku jeton me qira prej dy vitesh, në zonën e “Xhamllikut”.

Ajo sapo kishte parkuar makinën, një “Mercedes-Benz” ku kishte dy qese me ushqime dhe do të zbriste për të shkuar në shtëpi. Por kur ende nuk e kishte fikur makinën, ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, që banon thuajse në të njëjtën zonë, i është afruar te xhami i pasagjerit.

I ka bërë me shenjë që të ulte xhamin dhe brenda pak sekondash e ka qëlluar dy herë në kokë me pistoletë.

Në momentin që ka parë armën, 39-vjeçarja ka kërkuar ndihmë, por nuk ka pasur kohë askush që ta ndihmonte, pasi thirrjen e dytë për ndihmë ish-bashkëshorti ia ka prerë në mes duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qenë të shumtë dëshmitarët që e kanë parë ngjarjen e kanë dëgjuar krismat. Madje, disa prej tyre kanë identifikuar edhe autorin, si një banor i hershëm i asaj zone. Megjithatë, këto nuk kishin aspak rëndësi. Autori u paraqit vetë në Polici duke deklaruar se kishte vrarë nënën e fëmijëve të tij.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori