Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli në ka treguar se kishte qëndruar i fshehur për 1 vit e dy muaj deri sa i kishin rënë në gjurmë.
“Kam qëndruar 14 muaj në ilegalitet, i fshehtë për faktin se më 13 tetor më kanë thirr në Ferizaj. Më mori në pyetje një prej tyre, më tha unë me të mirë po të lus, ishte Adem Imeri prej Shtimes, dhe thotë që ti je deri në fyt në këto punë e është mirë me ardh nesër me na kallzu nesër në ora 9. U konsultova me vllaun Mustafën dhe e pamë që një shok i joni i Organizatës, Abdurahman Limani ishte në ushtri e kishin arrestu, e pashë që na kanë rënë në gjurmë edhe dola ilegal. Natën e parë e kam mbajt në Poroj, kam vazhdu kështu 14 muaj deri sa më ranë në gjurmë,” tha Xhemajli.
Ai tregon se e kishin arrestuar në Prishtinë, dy persona të cilët me emra nuk i mban mend por thotë se njëri ishte shqiptar e tjetri serb.
UDB-ashët që e kishin përcjellë për 1 vit, thotë se janë Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.
“Më arrestuan në Prishtinë, u futen shpejt dy vetë me automat, një shqiptar e një serb, thanë që ti mos lëviz se pëson. Emrat e këtyre nuk i mbaj mend, e kishim një fotokopjues krejt materialet që i kishim përgatit me e botu organin Liria e panë që unë jam ai që kërkonin, i thirrën këta dy udbashët që më kanë përcjellë 1 vjet, Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi. Këta dy kanë qenë kryesor se zakonisht kanë qenë dy që të përcillnin deri në fund Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi.”
Teksa thotë se Adem Imeri UDB-ash nga Shtimja i kishte thënë që e kishte lëshuar me vetëdije, “Adem Imeri ka qenë zëvendësshef i UDB-së për Prishtinë.”
E torturën më të madhe thotë se ia bënin Bashkim Kursani dhe Lutfi Ajazi të cilët i quan të pashpirtë.
“Adem Imeri më ka torturu, por me krahasu me Bashkim Kursanin dhe Lutfi Ajazin unë po them ata kanë qenë të pashpirt, sidomos Bashkim Kursani, se ka dikush edhe kur të rrah djersitet, ai më hypke në shpinë e mi mbajke këmbët e i thojke Lutës a u lodhe n’kofshe lodh hajde ndrrohemi, mizor deri në fund”, tha Xhemajli.
E pasi që nuk duronte më pas gjithë torturave, Xhemaili kishte provuar në një mënyrë edhe t’i “kërcënonte”, udbashët.
“Më quan në Mitrovicë, tri ditë isha keq, mu duk që s’po mundem më, provova me i kërcënu, ju thash qëllim kam lirinë, por nëse mundem jashtë me ju zënë diku pa iu vra nuk e lë, thanë pale a del gjallë që me na vra, Bashkimi e Luta tha pse, se i thash po më rrihni pa asgjë.”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës