Këngëtarët shqiptarë, Irkenc Hyka dhe Pandora, kanë publikuar sot (e shtënë) një projekt të ri muzikor.

“Nisja vajit” mban titullin kënga e tyre e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga Endrit Mumajesi (Muma), kurse për muzikën është përkujdesur Hyka.

Screenshot 10 20 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë në studion e Unix me miksim dhe masterizim nga JoJo.

Artistët kanë bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa të dy shquhen për baladat që realizojnë.

Screenshot 11 21 Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube në kanalin e UnixMusic.

Kjo këngë besohet se do të pëlqehet e do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/