LAJMI I FUNDIT:

Irkenc Hyka bëhet baba për herë të parë

Irkenc Hyka bëhet baba për herë të parë
Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Irkenc Hyka, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, Abi Fregjaj, u bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Aian.

Lajmi është bërë i ditur në rrjete sociale në një postim të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.


View this post on Instagram

A post shared by Irkenc Hyka (@irkenc.hyka)

“Si në ëndërr me ty sot jemi zgjuar. Sa shumë jemi lutur për ty, dhurata jonë e Zotit, Aian. Na e ke çuar jetën në një dimension tjetër që kur morëm vesh ekzistencën tënde dhe sot që të mbajmë në duar e dimë çka do të thotë vërtetë të marrësh frymë”, ka shkruar ai.

“Mami dhe babi do të duan, do të mbrojnë, do të japin çdo të mirë të vetes për të gjithë jetën”, tha më tej artisti.

Të gjitha lajmet nga Irkenc Hyka
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Irkenc Hyka

Çifti duhet theksuar se janë bashkë prej shumë vitesh. /Telegrafi/