Ylli i pasarelave, Irina Shayk festoi Halloween me ish-in e saj Bradley Cooper.

Modelja, 36 vjeçe, postoi të premten (4 nëntor) një foto të këndshme kur shihet e ulur në prehrin e 47-vjeçarit teksa ai kishte veshur një kostum ariu për këtë festë.


Irina hodhi një vështrim joshës drejt kamerës teksa kishte një pamje të lezetshme të Bettie Page.

64208811 0 image a 21 1667596438979

Modelja ruse pozoi me doreza të gjata të zeza, një bluzë korseje joshëse dhe geta të tejdukshme.

Ajo shfaqi këmbët e saj të gjata, ndërsa Bradley vendosi njërën dorë rreth belit të saj.

64208809 0 image a 22 1667596666317

Në një foto, ajo u ul në dysheme ndërsa kafshonte një karamele. Teksa në një tjetër, ajo shkëlqeu me një buzëqeshje ndërsa u përkul poshtë në dysheme pranë dekoreve të tjerë të Halloweenit.

Postimi erdhi disa ditë pasi ish-çifti u panë duke bërë blerje me vajzën e tyre Lea, pesë vjeçe.

Dyshja, të cilët kishin lidhje midis 2015 dhe 2019, kanë ndezur thashetheme për romancë për muaj të tërë që kur ajo ndau fotot e pushimeve në Bahamas së bashku gjatë verës.

64208805 0 image a 23 1667596684656

U raportua në gusht se aktori i “Nightmare Alley” dhe vajza e kopertinës së “Vogue” po mendojnë perspektivën për të pasur më shumë fëmijë së bashku.

Edhe pse ata u ndanë në vitin 2019, ata kanë mbetur bashkë-prindër për të bijën që atëherë.

64209943 11392151 image a 25 1667599033686

Një burim pohoi se Irina 'do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla ose motër' dhe se Bradley është i përshtatshëm për këtë ide.

Ajo dhe Bradley u lidhën fillimisht në vitin 2015 përpara se të dilnin publikisht si çift në vitin 2016, duke mirëpritur vajzën në 2017 por u ndan në vitin  2019.

64209943 11392151 image a 25 1667599033686 1

Bradley u përfol se ishte në lidhje me Huma Abedin, por kjo gjë u mohua duke thënë se ata kishin qenë në të njëjtin ambient rastësisht.

Ndërkohë historia e takimeve të Irina përfshin Cristiano Ronaldon dhe vitin e kaluar ajo u lidh për pak kohë me Kanye West pas ndarjes së tij nga Kim Kardashian. /Telegrafi/