LAJMI I FUNDIT:

Irani planifikon të paraqesë padi për krime lufte ndaj Donald Trump

Irani planifikon të paraqesë padi për krime lufte ndaj Donald Trump

Irani thotë se do ta çojë Donald Trump në Hagë rreth sulmit me dron të SHBA-së, i cili vrau gjeneralin e lartë Qassem Soleimani.

Teherani dëshiron të paraqesë një padi për krimet e luftës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, pasi komandanti i Forcës Quds u vra në Irak më 3 janar, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë juridiksionin e gjykatës, por çështja mund të bëhet e vështirë për Uashingtonin nëse gjyqtarët e gjejnë në favor Iranin, gjë që ata e kanë bërë në të kaluarën.


Hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Agnes Callamard – e cila shkroi një raport të befasishëm për vdekjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi vitin e kaluar – ka thënë se vrasja e Soleimanit “ka shumë të ngjarë që shkel ligjin ndërkombëtar”.

Zëdhënësi i gjyqësorit iranian Gholamhossein Esmaili tha se SHBA-të kishin kryer një ‘veprim terrorist’ duke eliminuar Soleimanin, sipas mediave iraniane.

“Ne synojmë të ngremë padi në Republikën Islamike, Irak dhe Gjykatën e Hagës [Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë]”, tha ai.

Callamard, hetuesi i KB, tha në kohën e vdekjes së Soleimanit se ishte ‘e vështirë të imagjinohej’ si mund të justifikohej sipas ligjit ndërkombëtar.

“Vrasjet në shënjestër të Qasem Soleimanit dhe Abu Mahdi al-Muhandis ka të ngjarë të shkelin ligjin ndërkombëtar [përfshirë] ligjin për të drejtat e njeriut”, tha ajo.

“Arsyetimet e ligjshme për vrasje të tilla janë përcaktuar shumë ngushtë dhe është e vështirë të imagjinohet se si mund të zbatohet ndonjë prej këtyre vrasjeve”.

Sot Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif tha se sulmi me dron kundër Soleimanit ishte një ‘sulm i paprovuar’, megjithëse Uashingtoni thotë se gjenerali përbënte një kërcënim ‘të menjëhershëm’ për amerikanët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Evropa
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Kalo në kategori