Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, IPKO shpreh angazhimin e saj të vazhdueshëm për të investuar në arsimin e Kosovës, duke njohur rolin thelbësor të edukimit në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Me një histori të gjatë të mbështetjes së institucioneve arsimore përmes ofrimit të teknologjisë së avancuar dhe materialeve arsimore, IPKO vazhdon të jetë një mik i fuqishëm i arsimit dhe inovacionit në vend.
Në këtë frymë, IPKO ka kënaqësinë të njoftojë se ka dhuruar 7 laptopëve të rinj për laboratorin informatik të Shkollës Fillore “Musa Zajmi” në Gjilan, e cila pritet të përdorë këtë teknologji për të rritur cilësinë e procesit mësimor dhe për të ofruar qasje në burime mësimore moderne.
“Ne në IPKO jemi të vetëdijshëm për ndikimin që teknologjia ka në edukim dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë mjete që fuqizojnë të rinjtë tanë”, tha Bardha Dida Rogova nga IPKO. “Ky donacion synon të hapë dyer të reja të mundësive për nxënësit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi digjitale që janë thelbësore në botën e sotme”.
Ky hap është vetëm një nga shumë iniciativat që IPKO ka ndërmarrë për të ndihmuar në digjitalizimin e shkollave dhe për të përmirësuar infrastrukturën arsimore në të gjithë Kosovën. Duke investuar në teknologji dhe edukim, IPKO po ndihmon në ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për të gjithë fëmijët në Kosovë.
Donacionet e IIPKO-së për arsim janë të shumta dhe synojnë fuqizimin e të rinjve dhe përmirësimin e përvojës mësimore në shkolla të ndryshme në Kosovë.
Ndër kontributet kryesore këtë vit janë tabela interaktive RICOH A7500 për Qendrën Social-Edukative Don Bosko në Prishtinë, pajisje teknologjike si televizorë LED, laptopë dhe printer për shkollën “Gj. K. Skënderbeu”: në Pantinë të Vushtrrisë, si dhe materiale laboratorike për shkollën “Gjon Serreci”: në Ferizaj për të mbështetur një qasje më praktike në mësimdhënie.
“Bashkë po ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën përmes investimeve në arsim dhe Teknologji”, shtoi znj. Dida Rogova.
Më shumë informacion mbi këtë dhe iniciativa të tjera të IPKO mund të gjenden në uebfaqen zyrtare të kompanisë ose duke na ndjekur në rrjetet sociale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Oferta që nuk duhet të humbisni - 3000€ zbritje, 0% interes dhe 7 vjet garancion në Kia Sportage Automatik

A jeni gati për të zbuluar potencialin e plotë të punonjësve tuaj? Bashkëpunoni me Atifete Xhemaj dhe shikoni biznesin tuaj të rritet!

Forbes publikon listën e miliarderëve nëpër botë, për herë të parë në të edhe një shqiptar

Fitoni një udhëtim në Maltë për dy persona me Teltrip!

Arrestohen aktivistët e "Asnjë cent më shumë" që bllokuan zyrat e ZRRE-së

KESCO njofton për aplikimin e tarifës verore që nga nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje