LAJMI I FUNDIT:

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron besimtarët për festën e Pashkëve

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron besimtarët për festën e Pashkëve

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka uruar qytetarët e besimit katolik për festën e Pashkëve.

Ipeshkvi Gjergji në mesazhin e urimit me rastin e festës së Pashkëve thekson se besimi në të Ringjallurin, gëzimi i fesë, hareja e shpirtit dhe shpresa mundësojnë të duan dhe t’i gëzohen jetës.

“Në këto ditë të bukura kur e gjithë natyra po i rikthehet gjallërimit vet pranveror edhe ne që i besojmë Krishtit të ringjallur, po dalim nga përvoja kreshmore në përvojën e gëzimit pashkvor, sepse me Ringjalljen e Krishtit, jeta përfundimisht ka ngadhënjye mbi vdekjen. E nëpërmjet të Ringjallurit, kemi faljen e mëkateve, shpresën e lume dhe jetën e pasosur”, shkruan Dodë Gjergji.


“Edhe pse bota e njerëzimi mburret me arritjet e shkencës, prosperitetit dhe liritë e fituara, megjithatë shumica më e madhe e njerëzve jetojnë akoma në varfëri, uri dhe përbuzje. Sot, të pastrehët nuk gjejnë kulm mbi kokë, njerëzit nuk gjejnë punë, e punëtori nuk paguhet sa duhet. Është për t’u habitur se me sa lehtësi legjitimohet varfërimi i njerëzve, në emër të mbrojtjes  së interesave të të pasurve.

Një gjë e tillë u konstatua në kohën tonë, duke mos e marr parasysh shpërndarjen e barabartë të barrës së krizës, as gjatë pandemisë, as gjatë rritjes së çmimeve ose mungesës së të mirave të domosdoshme. Këndej, nuk mund të mos ndjejmë dhembje kur shohim se si pamëshirshëm bombardohen qytetet, se si njerëzit për një moment humbasin jetën ose shohin se si po zhduket para syve të tyre sakrifica e një jete.

Gjitha këto gjëra që i përmendëm janë të dhimbshme dhe na nxisin që angazhohemi për kthyer shpresën e të klithim edhe më fuqishëm Aleluja”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori