Nga Britania e Madhe vjen një histori si nga filmat hollivudianë, ku në rolin kryesor është iPad-i i Apple-it, i cili ka luajtur rolin e “heroit” në zgjidhjen e një rasti vjedhjeje dhe përpjekjeje për vrasje.
E gjithë kjo ka filluar me vjedhjen e një vaze nga dinastia Ming nga një muze në Zvicër, një shkëmbim zjarri në shtëpinë e një komediani në Woodford, Londër, dhe një grabitje në një apartament luksoz. Në dukje, këto raste nuk dukeshin të lidhura, por në fakt, ato janë pjesë e një rrjeti të komplikuar ndërkombëtar kriminal, që policia arriti ta zbulojë pas gjashtë vjetësh hetimesh.
Moment kyç ndodhi kur nën baltën dhe rërën në bregun e lumit Temzë u gjet një iPad mini. Ky tablet rezultoi të ishte prova kyçe që ndihmoi policinë në zgjidhjen e rastit. Falë këtij aparati, tre persona u dënuan për përfshirje në përpjekjen për vrasje të njërit prej grabitësve më të njohur britanikë.
Një nga momentet më të rëndësishme në zgjidhjen e rastit ndodhi në nëntor të vitit 2024, kur një gjurmë e vogël në një deklaratë i çoi policinë në një lokacion të caktuar në bregun e lumit Temzë. Me ndihmën e detektorëve të metalit, u gjet iPad-i nën rërë dhe baltë. Falë ekipit të forenzikëve, policia arriti të gjente kartën SIM dhe të dhënat që lidhën iPad-in, iPhone-in dhe disa të dyshuar, duke zbuluar kështu rastin.
Policia mundi të ndjekë adresat e email-eve deri tek i dyshuari kryesor dhe partneri i tij, dhe u hetuan gjithsej 59 blerje në Amazon dhe eBay. Ndër produktet e blera ishin dhe telefona Nokia të pa regjistruar, të cilët ishin përdorur për të koordinuar komplotin për vrasje.
Në fund, tre burra, të cilët ishin kriminelë ndërkombëtarë të eksperiencës, u kapën dhe u çuan në drejtësi pasi detektivët ndjekën teknologjinë e tyre të hedhur. Ata u dënuan për komplot për vrasje, dhe dënimi do të shpallet më 25 prill.
Ky nuk është i vetmi aparat që ka luajtur një rol në zgjidhjen e krimeve. Pajisjet Apple AirTag po bëhen heronj në shumë histori, duke ndihmuar në gjetjen e objekteve të vjedhura, por edhe policinë në kapjen e hajdutëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Njoftoi se llogaria në TikTok i është “bllokuar përgjithmonë”, Dylan Page tani thotë se papritmas i është rikthyer

A po planifikon Netflix t’i futet biznesit të videolojërave?

Meta sërish probleme me ligjin – shkrimtarët paditin kompaninë e Zuckerbergut

Keni iPhone dhe përdorni WhatsApp - kemi disa lajme të shkëlqyera për ju!

Teknologji që kishte munguar - iPhone 17 po vjen me një ndryshim në ekran që nuk e ka asnjë telefon tjetër bazë
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Meta sërish probleme me ligjin - shkrimtarët paditin kompaninë e Zuckerbergut
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store

Musk njofton se xAl ka blerë X

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler